Prej tetë ditësh ishte shpallur i humbur, nëna gjen të birin të pajetë në banesë

189
Sigal

Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të shtunë në banesën e tij. Policia e Vlorës bën me dije se ka qenë nëna e viktimës e cila e ka gjetur të birin pa jetë.

Mësohet se tetë ditë më parë, ai ishte shpallur i humbur.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.