U shpall disa herë mashkulli më seksi në botë, aktori kishte tradhtuar gruan me 80 femra!

217
Sigal

William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i kanë dhënë fund martesës së tyre pas shumë uljeve dje ngritjeve që pati historia e tyre.

Së fundmi, janë zbuluar detaje rreth arsyes që dërgoi deri në ndarje, që është tradhtia.

Image

William, i cili disa herë është shpallur mashkulli më seksi në botë, e kishte tradhtuar Elizabeth me 80 femra.

Sipas mediave meksikane, kolapsi i një lidhjeje afatgjatë u gjykua nga 28-vjeçarja Barbara Lopez, vajza e producentit televiziv Reynaldo Lopez, dhe një burim tha se William dikur mburrej se kishte tradhtuar partneren e tij të jetës me 80 gra.

William dhe Elizabeth kanë qenë të martuar që nga viti 2003 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Kailey (10) dhe djalin Christopher (14).

Levy njihet si adhurues i femrave dhe ka pasur periudha kur flinte me tri gra të ndryshme në javë.

Image

Ai u përpoq t’i çonte të gjithë koleget e tij në shtrat, shumë prej tyre u dorëzuan, por jo 40-vjeçarja Jacqueline Bracamontes, e cila ishte partnerja e tij në telenovelën “Tërheqja magjike”.

“Gjatë xhirimeve të serialit, William më bindi të flinim së bashku. Ai u përpoq të më tërhiqte në shtrat, madje më ofroi para në këmbim të seksit. E refuzova me neveri, nuk mund ta besoja se ishte sjellja e një njeriu që supozohej se ishte në një lidhje të lumtur. Mezi priste skenat ku puth dhe prek butësisht koleget. Ai do të shfrytëzonte rastin dhe do të bënte edhe lëvizje që nuk ishin as të nevojshme. Ai një herë më pëshpëriti në vesh “Shpresoj që herën tjetër nuk do të na duhet vetëm ta nënkuptojmë këtë, por që në të vërtetë do të bëjmë dashuri”-  tha Jacqueline, duke vënë në dukje se ajo nuk qëndroi më mirë me William pas përfundimit të serialit.

Ndër femrat me të cilat ai pati një lidhje ishte edhe kolegia e tij e telenovelës “Stuhia në zemër” Ximenom Navarrete, e cila foli publikisht për të dhe fotot e tyre u shfaqën në ballinat e shumë mediave.

Ky nuk ishte fundi i problemeve për William, pasi ai u akuzua për joshjen e një të miture në dhomën e hotelit.

Padia u tërhoq, por gjëja më tronditëse ishte se aktori as që u përpoq të mohonte se kishte fjetur me atë vajzë, por tha se ajo e kishte gënjyer për moshën e saj dhe nuk e dinte që ishte e mitur.

Edhe atëherë martesa e aktorit me Elizabeth nuk mori fund dhe më pas u zbulua se ai ishte edhe me 28-vjeçaren Barbara Lopez, vajzën e producentit të njohur Reynald Lopez.

Image

Bashkëshortja e aktorit tha se për shkak të lidhjes së re, është padyshim gati për divorc nga William, por sipas raportimeve të mediave të huaja, ajo nuk ka bërë asnjëherë padi.

Por Elizabeth ishte shumë tolerante ndaj tradhtisë së burrit të saj për shkak të dashurisë që ndjente për të, si dhe për shkak të fëmijëve që ndanin. Por tani ajo ka vendosur ta braktisë përgjithmonë William.