Një dhimbje koke e papritur, simptomë e një infarkti

672
Sigal

Infarktet, shenjat, simptomat dhe trajtimi i tyre

Çfarë është infarkti?

Infarkti (aksidenti cerebrovaskular CVA apo ataku i trurit) ndodh kur një pjesë e trurit është e dëmtuar ose shkatërruar për shkak se ajo nuk furnizohet mirë me gjak.

A ka tipe të ndryshme infarktesh?

Janë 2 tipe kryesore të infarkteve: Infarkt ishemik dhe infarkt hemorragjik.

 Infarti ishemik

Infarkti ishemik është tipi më i zakonshëm i infarkteve dhe shkaktohet nga bllokimi i enëve të gjakut që furnizojnë trurin. Kjo mund të jetë për shkak të “forcimit” dhe ngushtimit të arterieve (arteriosklerozës), ose nga një mpiksje që bllokon një enë gjaku. Një tip i infarktit ishemik është infarkti trombotil. Kjo shkaktohet nga një mpiksje gjaku (thrombus) në një nga arteriet e kokës ose qafës, e cila redukton ashpër rrjedhën e gjakut. Mpiksja e gjakut, mund të jetë shkak i depozitave të ndërtuara të yndyrës në enët e gjakut. Një tjetër tip i infarktit ishemik është infarkti embolik , që ndodh kur një mpiksje gjaku që formohet diku në trup (për shembull, në dhomat e zemrës) kalon nga sistemi qarkullues për në tru. Mpiksja udhëtuese quhet embolus.

Infarkti hemorragjik