Pagesat e larta dhe sfidat për transparencën publike në administratën shqiptare.
Në emër të përmirësimit të qeverisjes, Shqipëria ka shpenzuar miliona euro për lobim dhe konsulencë ndërkombëtare. Bashkëpunimi me kompanitë e lidhura me Tony Blair ngre pikëpyetje mbi përfitimet reale për publikun.
Lobim ndërkombëtar dhe jo vetëm…
Në kundërshtim me deklarimet e zyrtarëve të qeverisë shqiptare se “…Instituti i drejtuar nga Tony Blair, nuk i kushtonte asgjë shqiptarëve”. Shihet qartë se lobimet vazhdojnë të paguhen me para të buxhetit të shtetit dhe jo me para cash, apo pagesa nga burime të tërthorta të kompanive të të tretëve (siç ka ndodhur në të shkuarën), gjithsesi edhe ata përfitues nga pasuritë natyrore, lejet licencat e lëshuara nga qeveria, por që ju fshihen syve të qytetarëve taksapagues të këtij vendi (https://ëëë.reporter.al/…/instituti-i-tony-blair…/). Kostot e këtyre pagesave janë shumë të larta dhe për këtë mjafton historia që zë fill me 2010 e marrëdhënieve të qeverisë shqiptare me Omnia Strategy dhe çiftit Cherie dhe bashkëshortit të saj Tony Blair, ish kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar (https://telegrafi.com/…/lidhjet-e-familjes-blair-me…/)… “Zonja Blair zakonisht e ka tarifën 1,150 paund për orë…! (https://ëëë.balkanëeb.com/bashkëshortja-e-tony-blair…/…). Përkundër lajmeve mbi bamirësinë, apo shërbimet e konsulencës “pro bono” të kësaj kompanie ndaj qeverisë shqiptare përsëri marrëdhëniet kanë vazhduar në forma të ndryshme prej asaj kohe.
Sipas Balkaninsight, në fillim të vitit 2016 qeveria shqiptare duke u mbështetur në ankesat e biznesit për tarifat e skanimit në sistemin doganor nga kompania koncesionare (Rapsican), u përpoq të rinegociojë kontratën dhe kur kjo e fundit e paditi shtetin shqiptar në gjykatën e arbitrazhit në Paris (Shtator 2014) për shkelje të paligjshme të kontratës në shumën prej 350 milionë dollarësh. Duke u bazuar ne në këshillën e Cherie Blair, qeveria shqiptare vendosi ta zgjidhë çështjen në mënyrë miqësore (Prill 2015). Për këtë shërbim Omnia Strategy është paguar 495,000 euro në 10 nëntor bazuar në dy fatura të lëshuara nga studioja ligjore në fillim të shkurtit 2015, të cilat sugjerojnë se puna e Cherie Blair për qeverinë e Shqipërisë ishte e shkurtër. (https://balkaninsight.com/…/albania-pays-dearly-for…/).Askush nuk mori përgjegjësinë për kontestimin e kontratës koncesionare dhe aq me pak për fondet buxhetore që u shpenzuan me këtë rast, por u tentua të shitej në publik zgjidhja e ofruar si rinegocim i marrëveshjes në fjalë.
Ndërsa sipas një lajmi të datës 2 Dhjetor 2024 publikuar në faqen zyrtare të website të kompanisë, Omnia Strategy përfaqëson Shqipërinë në Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë (https://omniastrategy.com/omnia-strategy-represents…/). Me siguri “falas”, apo jo?
Më herët Zyra e Avokatit të Shtetit Shqiptar ka ndërmarrë hapa për të kundërshtuar një arbitrazh nga Qendra Ndërkombëtare e Bankës Botërore për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) në të gjitha juridiksionet e mundshme, kishte punësuar avokatin britanik Nigel Kushner, në përpjekje për të kundërshtuar vendimin e kësaj gjykate për rastin Beçhetti… Ky avokat është kontraktuar “…për të shqyrtuar nëse z. Beçhetti dhe bashkëpunëtorët e tij dhe kompanitë e lidhura komplotuan me arbitrat, ekspertët dhe vendimmarrësit përkatës për të mashtruar [Shqipërinë]”. Ende nuk ka një raport nëse është shënuar ndonjë arritje, por publiku ka mësuar qysh para një viti se kompanisë shtetërore shqiptare Albcotrol i janë konfiskuar llogaritë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për dëmshpërblimin e biznesmenit të huaj Beçketti, dhe se qeveria shqiptare ka dy vjet që financon këtë kompani direkt nga buxheti i shtetit, veprim ky në kundërshtim me ligjet në fuqi, edhe pse nuk pranon në asnjë rast se vendimi i asaj gjykate tashmë po zbatohet… (https://www.reporter.al/…/kompania-albcontrol-ne…/)
(https://www.intelligenceonline.com/…/tirana…)
Mungesa e një kuadri të qartë ligjor për lobimin dhe përgjegjësinë individuale të zyrtarëve publikë e bën luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve financiare veçanërisht sfiduese në Shqipëri.
Nuk mbetet pas as Bashkia e Tiranës që mesa duket nën hetimet e SPAK po merr kundërmasat e veta, gjithsesi nën maskën e “shërbimeve të konsulencës” (https://shqiptarja.com/…/veliaj-bashkia-tiranë…). Kështu në mesin e vitit 2024 në shtyp është bërë me dije se “Delivery Associates”, (një kompani Britanike e zotëruar nga njerëz të afërt me Tony Blair) është pajtuar me qëllim që të filtrojë “të gjitha vendimet në Bashkinë e Tiranës, mënyra se si punohet, procedurat e ndjekura, deri te mënyra se si kontrollohen dhe mbikqyren”… Edhe në këtë rast mendoj se kemi të bëjmë me një pagesë lobimi dhe kryerje e shpenzimeve të panevojshme, në mos qoftë një mënyrë për të kompensuar “kontribute” të tjera ende të panjohura për publikun e gjerë. Nuk dihet nëse këto “projekte” do të jenë objekt i hetimit të SPAK, mbasi hetimi parlamentar rezulton i paralizuar për shkak të kundërshtimeve të mazhorancës për të hedhur dritë mbi atë se çfarë ndodh me taksat e qytetarëve shqiptarë në këtë fushë.
Në përgjithësi, mund të konkludohet se Shqipërisë i mungon kuadri ligjor përkatës mbi lobimin dhe një regjistër i lobistëve/lobimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit, e aq më pak janë të njohura mënyrat se si sistemi i prokurimit publik, apo zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare janë përdorur dhe përdoren për këtë qëllim. Për me tepër, kjo ndodh kur vendit i mungon edhe legjislacioni përkatës për ndëshkimin e pasurimit të paligjshëm dhe për përgjegjësinë individuale të titullarëve të institucioneve publike kur me veprimet, apo mosveprimet e veta i shkaktojnë dëm pasuror interesave publike, shtetit, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e SPAK për ndëshkimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.