Gëzim Zilja: Nëse drejtësia e pavarur shqiptare do të bënte një hetim mbi TEC-et lundruese aty do dilnin dy emra, Blinken dhe Kim

Më 15 shkurt 2024, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Blinken, bëri një vizitë blic ku takoi kryeministrin Rama dhe një grup të rinjsh në Piramidën e rinovuar nga fondi shqiptaro-amerikan. Ai e çoi në qiell këtë rinovim megjithëse deri tani aty me kapacitet të plotë funksionojnë vetëm kafenetë. Në fjalën e tij ai iu shpreh Edi Ramës: “… Jam shumë i lumtur që jam sot me ju në një qytet që ju si ish-kryetar bashkie i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Kryeministri është jo vetëm udhëheqës i shquar por edhe Kryeministër shumë i mirë…” Personalisht fjalët e Blinkenit për kryeministrin shqiptar më duken të pavërteta. Në të gjitha raportet vjetore të DASH-it qeveria shqiptare del më e korruptuara në Evropë me korrupsionin gjithmonë në rritje dhe që zgjedhjet në Shqipëri bëhen pjesërisht demokratike dhe vota vazhdon të shitet e blihet. Cili vleresim qendron për Ramën dhe qeverinë e tij ai i Blinken-it që gati i serviloset kryeministrit shqiptar apo ai Departamentit Amerikan të Shtetit që në çdo raport vjetor e cileson qeverinë shqiptare si më të korruptuaren ne Europë!? Nëse drejtësia e pavarur shqiptare do të bënte një hetim mbi TEC-et lundruese aty do të dilnin dy emra Blinken dhe Kim.

Sigal