Më herët u denoncua gjendja alarmante të plehrave në zonën pranë “Elektrikut” në Vlorë. Grumbujt e mbetjeve ishin kthyer në shqetësim të përhershëm për banorët e një pallati ku banojnë mbi 30 familje sipas joq Ndërkohë që gjendja rëndohej nga mungesa e koshave të mbeturinave.Menjëherë pas këtij denoncimi, bashkia Vlorë ka vendosur të ndërhyjë duke pastruar mbeturinat, që kishin mbuluar çdo cep të kësaj zone.

Edhe pse pastrimi nuk është kryer ashtu siç duhet dhe vetëm një kosh është i vendosur, banorët thonë se tani gjendja është pak më mirë seç ishte para denoncimit.




















