Alban BARDHI/ Kodi i zyrtarit dhe edukimi i qytetarit

Emigranti i ndodhur në lokal, sapo dëgjoi haberin e shumëpritur të qeverisë së Rilindjes për Kodin e Zyrtarit, brofi më këmbë: “Bravo, erdhi Shteti i Rilindjes”! Kthehu me fund gotën e rakisë që kishte përpara. Një dolli e vonuar, por e domosdoshme, ngriti zërin, i bërë çakërrqejf.

Klientët e ndodhur  për momentin, ndoqën ligjëratën shkurt, pa protokoll të emigrantit:

NOA

Shteti deri më tani kërkon të njihet për zot, por nuk u ka dalë për zot.

-Shteti kërkon detyrimet, por nuk i përmbush detyrimet.

-Shteti kërkon të zaptoj paritetin, po nuk ka respektuar reciprocitetin.

-Shteti ka të drejta, por harron, se ka së pari detyra”- përmbylli ligjëratën- emigranti.

-Viktor Hygo, i madhi mendjes kur po largohej nga bota e të gjallëve, e pyetën të sërës së tij: “Çfarë do t’u thuash njerëzimit- hirësi”: “Prisni dhe shpresoni

Këto ishin fjalët e tij-postulat. Të ngulitura fortë edhe në mendjen e ish- mësuesit, emigrantë në Greqi, Piro Gjoni, i cili priste dhe shpresonte gjatë.

Erdhi kohë më parë nga jashtë vendit me plotë shpresë për të zgjidhur hallet e tij nga paudhësitë dhe zullumet e administratës.

 Kishte marrë haber se kishte mbërritur së fundi shteti që po kërkojnë me pishë, për gati 23 vjet shqiptarët dhe besonte shteti i qytetarëve kishte zbritur në tokë, me këmbët në tokë, tok me qytetarët e kësaj toke.

 Ishte ndërruar drejtuesi dhe disa nga abuzuesit e këtij institucioni i kishin larguar nga kjo zyrë shumë me vonesë. Madje, largimi i të tjerëve do të vijojë. Shumë prej tyre janë dhe në ndjekje penale për shkelje dhe abuzim të ligjit, shkelje dhe abuzim më të drejtën e qytetarëve, ngatërrim të pronave, vendosje, zhvendosje e mbivendosje, e katranosje. Ish- punonjës i akuzojnë edhe nga qytetaria dhe institucionet zyrtare vlonjate, se disponojnë nga disa apartamente banimi, buzë detit dhe majë malit.

Ku ka qenë burimi i të ardhurave të tyre?

 Edhe një emigrant, i cila ka punuar për mëse 20 vjet në perëndim, nuk mund të barazohet me ta! Aferim!

Jo vetëm emigranti dhe qytetarët vlonjatë, brenda mureve të institucionit dhe përpara sporteleve duke parë disa nga të njëjtat fytyra, me prurje dhe prirje rurale, që u kanë përplasur për vite të tëra sportelet fytyrës qytetarëve vlonjat, gjenden sërish të befasuar, deri në zhgënjim nga administrata reale, ende për t’i penguar dhe kërkojnë me ç’do çmim të qëndrojnë aty, të mbulojnë zullumet. Drejtuesja e institucionit thotë në arsyetimin real të saj se: “Ata që punojnë në administratë nuk e kanë marrë me TAPI, vendin e punës, qysh nga pastruesja, e cila ngrenë zërin me qytetarët, është kthyer në një kalvar për njerëzit mbi 15 vjet aty, merr derivatet e ekspertit, drejtuesit, “shpalos aftësi komunikuese dhe menaxhuese, deri me të “drejtën e ngritjes në përgjegjësi”!

Vota qytetare, ishte edhe vota e protestës kundër kësaj administrate, e mbushur me militant të thekur, të keq përdorur dhe lehtë përdorur, abuzues dhe dhunues, të përmbysur nga vota e 23 Qershorit të Rilindjes.

 Administrata është “majaja” e një shoqërie, pjesa më e emancipuar dhe frymëzuesja e shoqërisë. Por duke parë pamje të tilla, në pamje të thjeshta, por thelbësore në brendi, njerëzit ndihen keq, nga përfaqësimi i kësaj administrate -standard ulët, e cila nuk e frymëzon, por  e shthur shoqërinë.

Kodi i Zyrtarit është sa i vonuar në kohë, aq dhe i duartrokitur nga shoqëria shqiptare. Kodi i Administratës thonë qytetarët vlonjat duhet të vijojë me etikën, Kodin e Qytetarit, për të ndalur, e ndëshkuar shthurjen e qytetarëve, me ligje të formuluara dhe duke shenjtëruar rregullat e pa shkruara!

 Në murin e ndërtesës, korridoret e ZVRPP Vlorë e shkruar, boja e zezë mbi murin e bardhë: NDALOHET DUHANI! Për çudinë dhe atë që shkruajnë vet e shkelin me të dy këmbët këta zyrtar! Nëpunësi e administratës, së RILINDJES, me cigare në buzë, në dorë dhe në vesh nëpër korridore, nga zyra në zyrë! Të shkosh në  zyra duhet te jesh i pajisur me kundërgaz. Duhan pirja është e ndaluar me ligj në lokale dhe e lejuar me ligj në institucione! Emigranti i cili kishte parë edhe pamjen e një administrate jashtë vendit, ku nuk laliste nëpunës me cigare në gojë, celular në vesh dhe çamçakëz në dhëmbë, ndihej keq e mos më keq- deri duke u shprehur me dhimbje: Shqipëria kështu nuk mund të bëhet. Nuk kam parë në botë një model të tillë administrate, ku synojmë të shkojmë edhe ne.

Administrata shtetërore jep “modelin” edhe në zbatimin e ligjit antiduhan!

A është administrata shtetërore, “Majaja apo krundet” e shoqërisë, pjesa më e emancipuar, që frymëzon e udhëheq, udhërrëfen dhe ndriçon shoqërinë e sotme shqiptare, për sot dhe për nesër?

Tek nëpunësi i thjeshtë i administratës shtetërore, qytetari sheh fytyrën, shpirtin e shtetit, votën e tij të ekranizuar, të përligjur, apo të shpërdoruar?

Kodin e Zyrtarit, prezantuar këtë ditë kryeministri Rama e nderoi, duke u ngritur më këmbë edhe emigranti nga Vlora, dhe gjithë shoqëria shqiptare, në  pritje të Kodit Qytetar, të munguar dhe i vonuar…