Ylli Meçe: Ne “të lumturit”… që miklohemi me lugën bosh!

88
Sigal

 “Shqipëri ti s’ke pleqni”, është kthyer në të kundërtën e vetë që do të thotë:“ Shqipëri e mjera ti, tre dekada qan me kuje se mund të ngelesh dhe pa rini !

Te ne të bie në sy se në vend që të mendohet për popullin si dhe për pagat e ulëta të puntorëve dhe shtresën e pensionistëve, po mendohet për “deputetët fukarenj” dhe gjithë kupolën shtetërore, sepse rritja e pagave të tyre vitin që shkoi gati në 50% të tyre.Po si mund te tallesh me një pensionist kur i rrit pensionin me një tregues 4,1 % ,dhe sa kohë do na duhet të presim gjysma gjelin e fund vitit  qw e ruajnë si akt bamirësie në prag të fushatave zgjedhore.

Qeveria Rama kohë më parë në harmoni të plotë me parlamentin miratojnë në mënyrën më të turpshme të dy llojet e kategorive të pagave, si ato të parlamentit; ministra e zëvendës ministra, por dhe për pensionistët, të cilët janë shtresa më e pafat dhe e mallkuar e shoqërisë tonë. Disa fatzinj i zuri demokracia në kushte të tilla, sa që dhe ato pak vite që u kishin mbetur për të dalë në pension, as sot e kësaj dite nuk u është bërë indeksimi mesatar i vendit të punës duke e marrë dhe ju referuar pagave të sotme për të njejtin vend pune. Disa të tjerëve, që patën shërbyer në kushte të vështira si p.sh një pjesë minatorësh, apo dhe ata në vende me vështirësi të lartë dhe me kushte të kufizuara e tejet të vështira ,si psh punonjësit civilë, apo dhe ushtaraket e ishullit të Sazanit, njësitë speciale Korab,Tomorr e vende të tjera të thellësive si në Vermosh, të forcave speciale e atyre kufitare etj.etj, absolutisht që nuk u janë marrë parasysh, pa folur këtu që në vitet e katrahurës së madhe 97-98 ku gati mbi 60% e forcave prodhuese ngelën të papunë dhe ushqeheshin me pakot italiane të operacionit “Alba”, teksa disa të tjerë rrinin në radhën e sporteleve se mos Farudin Arapi i trasparencës së fajdeve u jepte diçka nga paratë e humbura nëpër firma. Odiseja e pensioneve e ka zanafillën qysh me shkatërrimin e ekonomisë shqiptare dhe në këtë shkatërrim me pasoja për gjithë popullin, ajo shtresë që u godit më shumë se kushdo, ishin pa as me të voglin dyshim pensionistët. Pati ardhur koha, që kjo shtresë nga falangat fashiste jo vetëm të diskriminohej, por në vitet e përmbysjes së madhe ata të ulërinin si të marrë që pensionistët duhej të shkonin në hanxhar e të bëheshin kurban e Berishës. Largimi i tij dhe i bandës së kusarëve që shoqëronin atë, aspak nuk i ndryshoi politikat finaciare dhe qëndrimin ndaj tyre edhe pse erdhën të majtët në pushtet, të cilët marshimin e tyre djathtas e kamuflonin me parulla të ashtuquajtura të majta dhe me premtime për reforma të thella në interes të popullit. Dihet në të gjithë botën, se dhe pse ka shtete që udhëhiqen nga parti borgjeze e liberale, ata në politikat e tyre janë për ngushtimin e diferencave të mëdha klasore, të cilat manifestohen me mundësi më të mëdha për këtë shtresë në fushën ekonomike.

Djemtë tanë na i rrëmben Evropa,sepse politika ekonomike që ndiqet është thellësisht antikombëtare. Kjo arratisje e madhe ka të bëjë me një tradhëti të madhe, sepse rinia është ajo që e mban në gjendje ekzistence një komb. Shpërngulja e saj lidhet me shuarjen e identitetit kombëtar me asmilimin e gjuhës, të dokeve, zakoneve, traditave dhe gjithçkaje deri sa të shuhet e gjithë Shqipëria.Po kush duhet të ish përgjegjës për këtë gjëndje dhe situatë që po e çojnë Mëmëdheun tonë? A ka ndienjë dhe nerv dashurie humane kjo kastë drejtuese

Te ne, për çudi ndodh e kundërta, sepse të bie në sy fakti se në vend që të mendohet për popullin si dhe për pagat e ulta të puntorëve dhe shtresën e pensionistëve, po mendohet për “deputetët fukarenj” dhe gjithë kupolën shtetërore, madje dhe nuk kanë dalë keq, sepse rritja e pagave të tyre kurrë nuk ka qenë një shifrore dmth të kenë miratuar 9% rritje të pagave të veta, por përherë mbi 20..30..40 e deri vitin që shkoi gati në 50% të tyre. Po si mund te tallesh me një pensionist kur i rrit pensionin me një tregues 4,1 % që do të thotë se shteti i jep vetëm një paketë duhan e një çakmak, teksa ata që nuk e pijnë duhanin , banditizmit shteror që lidhet me 1001 fije me krimin e organizuar u jep të lëpijnë vetëm 4 akullore teksa në shumë vende të varfëra, pa folur për Evropën e industrializuar, punëtorët, pensionistët dhe përfituesit e asistencës marrin me ligj një pagë të 13-të. Dhe sa kohë do na duhet të presim gjysma gjelin apo “paketën dhurate” të fund vitit ? Jo, puntorët tanë dhe pensionistët nuk duan lëmoshë! Ata duhet të marrin domosdoshmërisht pagën e 13-të e jo Qeveria ta ruaj si akt bamirësie në prag të fushatave zgjedhore. A e di ti miku im qytetar, apo dhe qytetare, se ka ish mësues që me lot në sy, pra ata që na mësuan dhe edukuan nëpër shkolla, sot mezi paguajnë ujë e drita e taksa të tjera, ndërsa deputetët tanë djegin karriket dhe askush nuk jua u bën atyre ngarkim ?! Ata deputetë le t’jua u japin apo dhe shesin kujt të duan, por karriket janë tonat pronë që e ka paguar populli.

Në këtë kaos marramendës vallë Rama të ketë ngelë “bamirsi” ynë që na fal nga një pulë, sikur të ishim ballista klasikë të luftës?! Po pse ndodh kjo dhe pse kështu? Ndodh, sepse honoraret ata i duan për vete dhe me këtë rast ”gjysma gjeli i falur” në fakt shërben si maskë për ujqërit dhe çakenjtë e tjerë, që rrijnë me veshët përpjetë në pritje të gjahut të majmë dhe shpërblimeve (këtu nuk futen aspak vjedhjet dhe mashtrimet e tyre financiare) që i paguan populli, ndaj dhe djemtë tanë na i rrëmben Evropa,sepse politika ekonomike që ndiqet është thellësisht antikombëtare. Të mos e kuptojnë padronët tanë kaq gjë ? Kjo s’duhet të ndodhë, sepse nëse do pranohej Shqipëria në Evropë, do detyroheshin gjithë pensionistët e Shqipërisë të rifillonin punën nga e para, ngaqë Shqipëria nuk do kishte më aspak të rinj e të reja për të punuar. E them me bindjen më të plotë që rinia e vendit tim do të merrte arratinë. Por kjo arratisje e madhe ka të bëjë me një tradhëti të madhe, sepse rinia është ajo që e mban në gjendje ekzistence një komb. Shpërngulja e saj lidhet me shuarjen e identitetit kombëtar me asmilimin e gjuhës, të dokeve, zakoneve, traditave dhe gjithçkaje deri sa të shuhet e gjithë Shqipëria.Po kush duhet të ish përgjegjës për këtë gjëndje dhe situatë që po e çojnë Mëmëdheun tonë? A ka ndienjë dhe nerv dashurie humane kjo kastë drejtuese ( të gjitha llojet e tyre për 3,5 dekada) për të përmirësuar jetën e popullit ?

Jeta dhe ngritja e nivelit të saj, kurrë dhe asnjëherë nuk matet me graticela, tunele , rrugë, turizëm e as duke ja dhënë Sazanin, Trampit, për ta bërë “perlë të Ballkanit” ( dhe po u fut atje Amerika ike e çkule më..!!), por me faktin dhe koncepteve ekonomike, se gjithë të ardhurat dhe burimet e tyre si shpërndahen dhe ku shkojnë dhe në interes të kujt? Shkurt, ai brez e ajo gjeneratë, e re e Atdheut, por dhe ata që kontribuan në rindërtimin e vendit e që sot janë në pension , si vlerësohen ekonomikisht nga shteti ? Gjermania naziste u shkatërrua tërësisht nga lufta për faj të tyre, madje ata u detyruan dhe të paguajnë haraçet e luftës, por ama qeveritë e këtij vendi u angazhuan për rindërtimin e shtetit dhe rritjen e mirëqenies së popullit gjerman. Asnjë gjerman dhe në kulmin e varfërisë, nuk emigroi. Në Gjermani mbas gati 3.5 dekadave të ardhurat e pensionisteve ishin në nivele të tilla që ata përballonin pa asnjë veshtirësi nevojat jetike e me të domosdoshme në fushën sociale. Po Shqipëria? Ne jemi ende sikur të ishim në luftë. Ne po kthehemi, apo më saktë shteti na ka atrofizuar trutë e kokës duke na mikluar me lugën bosh, jemi kthyer në pensionista matufër që ekzaltohemi e rendim mbas pasurimit të tyre dhe nuk kërkojmë të drejtat tona, që është mundi e djersa jonë, që kemi kontribuar me dekada të tëra. Eee… sikur të mos mjaftonte kjo, të nesërmen e ditës së votimeve shkojmë e votojmë 3..ose 4%-shin tonë.

Me të vërtetë tashmë jemi bërë pensionista të pabindur, sepse kënaqemi kur na ndërsejnë kundër njeri tjetrit “ veri -jug” “ të majtë, të djathtë”, na pushkatojnë, na çnderojnë, vjedhin, turpërojnë dhe ne të nesërmen si pa të keq bisedojmë me njeri- tjetrin…cilin do votojmë ?! Votojmë kryetar bashkish dhe mbas pak na dalin e rezultojnë kusarë.

Me të vërtetë tashmë jemi bërë pensionista matufër, sepse kënaqemi kur na ndërsejnë kundër njeri tjetrit “ veri -jug” “ të majtë, të djathtë”, na pushkatojnë, na çnderojnë, vjedhin, turpërojnë dhe ne të nesërmen si pa të keq bisedojmë me njeri- tjetrin…cilin do votojmë ?! Votojmë kryetar bashkish dhe mbas pak na dalin e rezultojnë kusarë. Ulërijmë e shqyhemi gati më të rrahur me njeri tjetrin kur votojmë deputetë, por dhe këta na dalin kusarë… votojmë kushtetutën,  atë e shkelin të parën dhe mbas saj na shkelin ne.e ata sipër nesh qeshin e zgërdhihen, sepse e ngrejnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësitë tona; e për më keq akoma, ne mbasi çohemi, në mëngjes shikojmë lajmet nëse do e futin brenda Berishën apo jo ? “Ata që e kanë tërë kohën brenda “ , janë të rinjtë tanë, puntoria shqiptare, sikurse dhe gjithë pensionistët ngaqë jetojmë në një bordello të madhe të shtetit gjakpirës ku shkruhet : “ As nuk më rruhet fare ” dhe të parët që poshtërohen , jemi ne pensionistët, i dyti është populli e sidomos rinia shqiptare… të tretët janë vetë drejtuesit që ja futin njeri- tjetrit deri në gurmaz. E tashmë ajo kënga e e dikurshme komuniste… “Shqipëri ti s’ke pleqni”, është kthyer në të kundertën e vet që do të thotë. “ Shqipëri e mjera ti, tre dekada qan me kuje se mund të ngelesh dhe pa rini !