Zbulohet targa e re e “Audit” të ish-ministrit Tahiri, ja kush janë pronarët

571
Pas lajmit që qarkulloi dje në media se targa e mjetit të shumëpërfolur ‘Audi’ AA 003 GB, që i përket ish-ministrit Tahiri, që dyshohet se përdorej nga grupi ‘Habilaj’ për transport droge, u çregjistrua nga Drejtoria e Transportit Rrugor nga sistemi i targave, të tjera detaje dalin në dritë.
Ka qenë gazetari Basir Çollaku ai që ka treguar se cila është targa e re e ‘Audit’, që sipas tij është AA900NF. Mes të tjerash Çollaku thekson se pronarët janë sërish ‘Habilajt’, Artan e Moisi Habilaj.
POSTIMI I ÇOLLAKUT:
AA003GB eshte bere AA900 NF serish Habilaj…dhe serish udhetime jashte vendit..
Makina e ish ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve nderron targe por perdorues jo, ata jane serish Artan dhe Moisi Habilaj. Jane pikerisht vellezerit Habilaj te cilet kane bere pagesat kur kane paguar siguracionin e mjetit. Policen e sigurimit qe ka ne fuqi mjeti e ka prere me 4 korrik. Nderkohe ne qershor te ketij viti perdoruesit e Audit AA900NF (AA003GB) kane prere ne Korçe nje police sigurimi karton jeshil me shume gjase per udhetim jashte vendit dhe me afer prerjes se pokices eshte per ne Greqi per periudhen 1 deri me 15 qershor. Nderkohe mjeti tashme AA900NF (AA003GB) sipas shkresave ka numer shasie ËAUZZZ4E79N005250 duke deshmuar se ndryshon siperfaqja jo brendia..Ndoshta Prokuroria do te mundesoje verifikime me konkrete. Natyrisht nese nuk vazhdon te kerkoje targen e vjeter..(per ata qe sbesojne..)

Sigal