Thirrja e Ruçit për BE: Për t’u bërë ballë krizave, procesi i integrimit s’duhet të frenohet

485
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa ishte i pranishëm në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për Çështjet e Sigurisë lëshoi mesazhe të qarta për politikat integruese të Bashkimit Europian.
Ai theksoi se për t’ju bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballet sot Shqipëria por dhe shumë vende të Ballkanit, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet.
“Valët migratore nga vendet në konflikt dhe aktet terroriste të dy viteve të fundit, e kanë vendosur kontinentin evropian në një kontekst të ri sigurie. Shqipëria është krenare për harmoninë ndër-fetare. Diversiteti i kulturave dhe besimeve duhet të vijojë të qëndrojë në themel të shoqërive të hapura demokratike. Është i domosdoshëm bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst vijimi dhe forcimi i “Lidhjes transatlantike” dhe bashkëpunimit me SHBA-të është tepër thelbësor dhe i rëndësishëm. Për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet”, tha Ruçi.
Sigal