Zaorálek-Meta: Vlerësoj rolin stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkani

271
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme tëRepublikës Çeke, Lubomír Zaorálek, me të cilin biseduan rreth forcimittë marrëdhënieve dypalëshe dhe situatës në rajon. Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi mirëseardhjen Ministrit Zaorálek në Shqipëri dhe theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe simpatia reciproke, që ekziston mes dy kombeve tona duhen ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimi, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike e tregtare. 

 Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek vlerësoi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe theksoi se nën Presidencën Çeke të Grupit të Vishegradit, do të punohet për intensifikimin e bashkëpunimit jo vetëm në planin dypalësh, por edhe nëkuadër të projekteve rajonale. Duke biseduar mbi procesin e integrimit evropian, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu besimin se klasa politike shqiptare do të arrijë konsensusin e duhur për miratimin sa më shpejt të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërkohë që Ministri Zaorálek shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e Republikës Çeke për avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në përfundim, Meta dhe Zaorálek diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen se rajoni i Ballkanit ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një të ardhme të sigurt brenda Bashkimit Evropian.