Petrit Vasili: Kandidatët e përjashtuar si të padenjë nga Kalavera për “KLGJ – KLP” u zgjodhën nga “goglat”

535
“KLGJ-KLP”, Petrit Vasili: PS shkeli ligjin. ONM pranon që ligjet janë lexuar sipas qejfit nga maxhoranca

Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë të drejtuar nga Genoveva Ruiz Kalavera, që do të ishte garancia kushtetuese për mospolitizimin e institucioneve të drejtësisë, nuk u mor parasysh kur në kuvend u votuan anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit. Dhe kjo ka sjellë reagimin e ashpër të kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Petrit Vasili. Përmes një komenti në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë thekson se ekspertët e ONM-së pranojnë që ligji u shkel me procedurën e hedhjes së shortit për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së nga Partia Socialiste. Për Vasilin ligji nuk ka dy lexime, por ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pikë, siç është shkruar. “Këta kandidatë që ONM i përjashtoi si të padenjë u hodhën të goglat dhe u zgjodhën nga goglat”- shprehet Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit
ONM pranon që ligji u shkel. Gjynah për ata që brohoritën për drejtësinë e goglave. ONM dhe shefja e misionit Calavera na thotë, që kandidatët e rrëzuar prej tyre ONM e paska bërë sipas ligjit. Po kush e ka shkelur ligjin? Maxhoranca e ka shkelur ligjin në mes të ditës dhe kandidatët e përjashtuar nga ONM-ja i pranoi, i zgjodhi dhe i votoi. Ligji nuk ka dy lexime, por ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pikë siç është shkruar. Këta kandidatë që ONM i përjashtoi si të padenjë u hodhën të goglat dhe u zgjodhën nga goglat. Drejtësia e goglave është pra edhe sipas ONM, një short mes të paligjshmëve, pra një drejtësi kundër ligjit e zhytur në batakun e antiligjit. Drejtësia e goglave të kandidatëve të paligjshëm ishte drejtësi për t’u refuzuar e për t’u përbuzur. Gjynah për këdo…. që u ekzaltua dhe mbrojti drejtësinë e paligjshme të goglave. ONM pranon që ligjet janë lexuar sipas qejfit nga maxhoranca. Po ONM është përbërë nga përfaqësues të SHBA dhe BE. Po këta përfaqësuesit e BE dhe SHBA në Tiranë këtë ONM e tyre a e dëgjojnë? Se këta BE dhe SHBA në Tiranë opozitën dihet që nuk e dëgjojnë, bile e përgojojnë dhe e mallkojnë, se këta e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët e opozitës që janë kundër maxhorancës së drogës dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi është zhytur në batakun e antiligjit. Kryeministri në reformën në drejtësi po ecën me moton shkatërrimtare “po e fillojmë duke e shkelur ligjin pastaj e respektojmë rrugës”. Kësaj moto-je shkatërrimtare po i bëjnë shërbim edhe ca të huaj, herë me deklarata herë me lobime të shumta të ndotura e pas kuintave. Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 që kushtetuta kërkon. Anëtaret e KLP dhe KLGJ u zgjodhën gjithfarësh që dhunonin ligjin: ca që ONM i rrëzoi si të padenjë, ca që kishin qenë spiunë të sigurimit, ca kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit, ca që kishin bërë evazion fiskal. Është tragjik rrënimi i ëndrrës së shqiptarëve për një drejtësi të re, të bazuar vetëm në ligj dhe të barabartë për të gjithë. Kjo ëndërr u fik nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit, çdo alibi në shqip dhe anglisht është vetëm inkriminim akoma më i thellë në këtë faj historik.
Sigal