Qytetarët zbresin nga podiumi kabinetin qeveritar

397
Sigal

 BAROMETËR24: Nota mesatare e vlerësimit për qeverinë, 5.8

 Bie vlerësimi pozitiv për Edi Ramën në 45 %, rritje vlerësimi për Lulzim Bashën në 34 % dhe për Ilir Metën 15 %

5.8 ka qenë nota, me të cilën është vlerësuar qeveria nga 1200 votues aktiv urban. Sipas sondazhit të bërë për televizionin NEËS24 rezulton se, në krahasim me sondazhin e publikuar në janar të 2014 në lidhje më aksionin “Fundi i Marrëzisë”, ka rënë besimi i qytetarëve për Kryeministrin e vendit Edi Rama. Në krahasim me vlerësimin e kaluar për Edi Ramën, vlerësimi pozitiv ka rënë nga 57 % në 45 %. Ndërsa, për kreun e PD-së Lulzim Basha është rritur vlerësimi nga 30% në 34 %. Për sa i përket Kryeparlamentarit Ilir Meta, gjithashtu, ka patur një vlerësim pozitiv nga 10 % në 15 %. Nga pyetja e të anketuarve në BAROMETËR24 se me çfarë note, nga 1 në 10, e vlerësojnë punën e derisotme të qeverisë aktuale, rezulton një notë mesatare 5.8 për të. Kampioni i BAROMETËR24 përbëhet nga 1200 votues urbanë aktivë, ndër të cilët, 57% kanë votuar majtas në 23 qershor, 39% djathtas dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e vitit 2011 dhe/ose 2009, por jo në ato të 2013-ës.  Kampioni është përzgjedhur në fillim të tetorit të shkuar ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin është Plus/Minus 2.8%. Me notat 7-10 e kanë vlerësuar qeverinë vetëm 49% e të anketuarve (14 % me notat 9-10), me notat 5-6 e kanë vlerësuar 17% e të anketuarve dhe me notat 1- 4 e kanë vlerësuar 33% e të anketuarve (1% nuk kanë dhënë vlerësim). Të pyetur se për cilin nga tre politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv, 45% e të anketuarve kanë zgjedhur Ramën, 34% kanë zgjedhur Bashën, 15 % kanë zgjedhur Metën, ndërsa 6% nuk kanë zgjedhur asnjërin. Ndër të anketuarit, 42 % kanë votuar për PS-në në 23 qershor, 30 % për PD-në dhe 10 % për LSI-në. Perceptimi për dy drejtimet kryesore të qeverisjes – rendin dhe ekonominë – është i ndryshëm në elektoratin urban. Aktualisht, 60 % e të anketuarve të BAROMETËR24 mendojnë se situata e rendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin e 2013-ës, do të përmirësohet. Ndërsa, për ekonominë, vetëm 44 % mendojnë kështu. Në lidhje me ndryshimin e taksave dhe tatimeve, vetëm 14 % e të anketuarve mendojnë se ka ndikuar për mirë në xhepin e tyre, ndërsa 50 % mendojnë se nuk ka ndikuar as për mirë e as për keq. Në lidhje me akuzat e opozitës për emërimet në postet e larta të policisë, të cilat janë objekt i punës së komisionit hetimor parlamentar të kërkuar prej saj, vetëm 39 % mendojnë se nuk janë aspak të bazuara, ndërsa 21 % mendojnë se janë pjesërisht të bazuara dhe 31 % mendojnë se janë plotësisht të bazuara (9 % nuk kanë dhënë opinion). Më poshtë vijojnë rezultatet e hollësishme të anketimit, i cili u zhvillua me telefon në periudhën 10-16 shkurt dhe u prezantua në NEËS24 në datën 18 shkurt.

SOM

 

Për Edi Ramën, vlerësimi pozitiv ka rënë nga 57 % në 45 %, për kreun e PD-së, Lulzim Basha është rritur vlerësimi nga 30% në 34 %. Ndërsa për Kryeparlamentarit Ilir Meta, gjithashtu ka patur një vlerësim pozitiv nga 10 % në 15 %.

Për cilin nga këta tre politikanë keni opinionin më pozitiv?
Rama

45%

Basha

34%

Meta

15%

S’e di

6%

Të pyetur se për cilin nga tre politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv, 45% e të anketuarve kanë zgjedhur Ramën, 34% kanë zgjedhur Bashën, 15 % kanë zgjedhur Metën, ndërsa 6% nuk kanë zgjedhur asnjërin

Për cilin nga këto tri Grupe Parlamentare keni opinionin më pozitiv?
Gr. PS

43%

Gr. PD

33%

Gr. LSI

15%

S’e di

9%

42 % kanë votuar për PS-në në 23 qershor, 30 % për PD-në dhe 10 % për LSI-në.

 

57% kanë votuar majtas në 23 qershor, 39% djathtas dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e vitit 2011 dhe/ose 2009, por jo në ato të 2013-ës.

Si ka ndikuar në xhepin tuaj ndryshimi i taksave dhe tatimeve?
Për mirë

14%

Njësoj

50%

Për keq

32%

S’e di

4%

 

14 % e të anketuarve mendojnë se ka ndikuar për mirë në xhepin e tyre, ndërsa 50 % mendojnë se nuk ka ndikuar as për mirë e as për keq

A ju duken të bazuara akuzat e opozitës për emërimet në postet e larta të policisë?
Aspak

39%

Pjesërisht

21%

Plotësisht

31%

S’e di

9%

 39 % mendojnë se nuk janë aspak të bazuara, ndërsa 21 % mendojnë se janë pjesërisht të bazuara dhe 31 % mendojnë se janë plotësisht të bazuara (9 % nuk kanë dhënë opinion)

Si mendoni se do të jetë ekonomia e SHQIPERISE pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë

44%

Njësoj

18%

Më keq

32%

S’e di

6%

Si mendoni se do të jetë situata e rendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë

60%

Njësoj

10%

Më keq

25%

S’e di

5%

Si mendoni se do të jetë situata e shëndetsisë pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë

50%

Njësoj

25%

Më keq

20%

S’e di

5%

Si mendoni se do të jetë situata e arsimit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë

47%

Njësoj

24%

Më keq

20%

S’e di

9%

Cili korrupsion është problemi më i madh për ju personalisht?
Në drejtësi

50%

Në shëndetsi

24%

Administratë

10%

Në arsim

6%

Në polici

6%

S’e di

5%

Me çfarë note, nga 1 në 10, e vlerësoni punën e derisotme të qeverisë aktuale?

Nota mesatare: 5.8

Nota 7-10

49%

Nota 5-6

17%

Nota 1-4

33%

S’e di

1%

Me çfarë note, nga 1 në 10, e vlerësoni punën e derisotme të qeverisë aktuale?

(E detajuar)

Nota 9-10

14%

Nota 7-8

35%

Nota 5-6

17%

Nota 1-4

33%

S’e di

1%

 Me notat 7-10 e kanë vlerësuar qeverinë vetëm 49% e të anketuarve (14 % me notat 9-10), me notat 5-6 e kanë vlerësuar 17% e të anketuarve dhe me notat 1- 4 e kanë vlerësuar 33% e të anketuarve (1% nuk kanë dhënë vlerësim)

Eduard Zaloshnja