Ylli Dylgjeri: Ku ndryshojnë “Heronjtë e heshtur” nga “Heronjtë Patronazhistë” të PS?

185
Është një terminologji për tu debatuar kjo. Ka fakte tronditëse! Pas hetimit, dënimit duhet realizuar edhe një studim, një dokumentar, një debat, një diskutim shoqeror.
Do doja për këtë ti propozoja mikut tim gazetar Dashnor Kaloçi, që pas përfundimit të mbledhjes së Arkivave për Heronjte e heshtur te Sigurimit te Shtetit le ti kthehet Heronjve llapaqenë të Patronazhistave.
Ka boll material, është i shkruar, i prodhuar i fiksuar.
Ato (Sigurimi dhe Bashkepuntori) dje takoheshin ne baza si fjalavjen Gështenja me zgaver, sot këto takohen te Geshtenjat e pjekura ne bllok. Shumë nga këto sot janë edhe femijë sigurimsash. Po, po, i kam disa prej tyre në lagje. Dje mediat njoftonin se një Ministri aktual i kishin vëne Patronazhiste vjehrën?
Një tjetër markonte qeraxhiun në vend të të zotit të shtëpise! Haaaaaaaaaa. Qesh me to se si vazhdojnë zanatin e prindërve. Por kur historia do të perseritet kthehet ne komedi. Dhe keto jane komedianet e kohes. I shoh e s’më ndalet gazi. Le më kur thotë i Pari i tyre:
Ato tashmë ju njohin ju! Uaaaaaaaaa, ç’karagjoz!
Na njohin se kane shkelur ligjin, kane futur duart atje ku s’lejohet! Këto jane Fuksa ordiner që i i merr në mbrojtje Kryeordineri i tyre. I lavdëron, i mbron, i takon, i nxjerr me shpinë në kamera, dhe krenohet me fukslleqet e tyre. Eshte i regjistruar deklarimi.
Por e rendesishme eshte se e more persiper. I ke Urdheruar vete. Ketu me rri FUKS. Kryetari i PS para teje kishte vetem targen e makines per hobi…007, nderkohe qe Ti e ke ne gen. Hetimi filloi, por së pari pergjigju Presidentit te Republikes:
Pjesë nga deklarata e Presidentit Ilir Meta:
U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë nga Partia Socialiste. Pyetjet që ngrinte dje politikania gjermane, janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga organet ligjzbatuese, janë pyetje që duhet ti bëjë SPAK, dhe që duhet të kishte vepruar urgjentisht. Më duhet t’i përsëris këto pyetje, përfshirë dhe një reagim nga Avokati i Popullit.
Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, që u censurua dje për keqpërdorimin kriminal të të dhënave.
Këto pyetje duhet t’ia bëjë SPAK Edi Ramës sot, se pas 25 prillit normal që do ia bëjë:
1. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës?
2. Nga janë marrë dhe dhënat dhe në çfarë baze të dhënat janë në servera?
3. Cila është baza ligjore e mbajtjes së të dhënave pa dijeninë e këtij personave?
4. Nëse të dhënat janë marrë derë më derë, ku ekziston materiali që qytetarët lejojnë me firmë përdorimi i të dhënave të tyre?
5. Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat personale, nga janë marrë këta të dhëna?
6. Në lista ka emra njerëzish që quhet si patronazhet dhe kujt i dorëzohet?
7. Kush janë personat që kanë dijeni për këto shërbime dhe çfarë ndodh më pas me ta?
8. Po nëse qytetarët nuk i kanë dhënë vetë të dhënat, nga janë marrë ato?
9. Vota është e lirë dhe e fshehtë, mbi çfarë bazash publikohet e fshehta e votës?
Kaq si fillim.
Sigal