“Qeveria në Durrës shpërndan ndihma në shkëmbim të votës”, Kuçi: Shkeljet nuk i mbrojnë nga kapitullimi

87
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së së Durrësit, Kontjana Kuçi, ka denoncuar sesi qeveria shpërndan ndihma në këtë qytet në shkëmbim të votës më 25 prill.

“Ja si shpërndan “Rilindja” ndihma në shkëmbim të votës. Po shpërndahen ndihma në Lagjen 17 në Durrës. E gjitha kjo pas Drejtorisë Rajonale – Qendra e Formimit Profesional Publik, Durrës.”,- shprehet Kuçi në një postim të sajin të shpëndarë në rrjetet sociale.
Postimi i saj i plotë:
Ja si shpërndan “Rilindja” ndihma në shkëmbim të votës. Po shpërndahen ndihma në Lagjen 17 në Durrës.
E gjitha kjo pas Drejtorisë Rajonale – Qendra e Formimit Profesional Publik, Durrës
Ndalni abuzimin.
Shkeljet tuaja nuk ju mbrojnë nga kapitullimi.
Kontjana Kuçi
Kandidate për Deputete
Kryetare e LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI