Xhevat Mustafa : Rriten çmimet e votave, bie kursi i valutave…!

132
Sigal

Nën hundën dhe veshëve të Ilirian Çelibashit thuhet se një votë për Rama-rilindjen blihet deri me 1.000-5.000 euro ose me 1 vend pune në një sektor qeveritar e shtetëror, ose nëpër kompanitë e oligarkëve dhe të “investitorëve strategjikë

Nga burime konfidenciale të afërta me Rama – PS apo me “shtatmadhorinë e armatës VETËM PËRPARA, KURRË PRAPA”, është përhapur “thashethemi” se; ndërsa kursi i valutave kryesore vazhdon të ulet, ai i votave vazhdon të ngrihet lart e më lart, edhe “mbi flamujt e fitorjeve”! Kështu, sipas këtyre burimeve, larg nën hundën, syve dhe veshëve të Ilirian Çelibashit dhe madam Glover, thuhet se një votë për Rama-rilindjen blihet deri me 1.000-5.000 euro ose me 1 vend pune në një sektor qeveritar e shtetëror, ose nëpër kompanitë e oligarkëve dhe të “investitorëve strategjikë” edramistë! 1 votë e djegur, pra bojkotuese, e pahedhur në kutitë e votimit, sidomos nga bastionet e opozitës apo me përkrahje masive për kandidatët e saj, shitet dhe blihet me 500 euro. Ndërsa 1 votë për copëzën e PD- së Basha, Alibeaj, Bardhi…, vula…mund të blihet me 250 euro…! Një formë tjetër shitblerjeje të votës kryhet materialisht, me thasë me ushqime, me 2-3 etiketa apo vulëza prodhimi e skadenca mbi njera- tjetrën. Në këto thasë janë me bollëk edhe presh, kunguj, kastraveca, qepë të thata e njoma, karrota, sallamra e kremviçera të trashë e të hollë, të gjatë e të shkurtër. Krahas këtyre në këta thasë do të ketë pampersa për fëmijë e pleq, letra higjenike për duart dhe prapanicat si dhe pako me lines për femrat… Por, shitblerja e votave kryhet edhe me televizorë me ekrane mbi 40 polësh; me laptopë, frigoriferë, lavatriçe e çfarë të kenë nevojë familjet nevojtare e të gatshme për shitje votash! Ka zona e tregje ku votat shiten dhe blihen më lirë, sa për të ngopur barkun 1 muaj e për t’u kënduar zorrët 47 muaj këngën “Edi Rama rrofsh sa kullat, inceneratorët, fushat me kanabiz, sheshet dhe zyrat mbush me enveristë dhe patronazhistë, sa Xhorxh Soros…!” Ky treg votash lulëzon, ndërsa Ilirian Çelibashi, sa herë që del para kamerave të mediave e në mbledhje të KQZ-së, mban para vetes, pak anash një tabelëz ku shkruhet: VOTA NUK SHITET! Domethënë: EDHE NUK BLIHET! Pra, nënkuptueshëm: “lum” ato familje të varfëra apo me të ardhura allashqiptare, që kanë shumë frymë në moshë për të votuar e për të bërë në tregun tonë rozë “biznes të leverdisshëm” me vota! Duke perifrazuar një bejte të viteve të para të pushtimit komunist e duke u shprehur me mendjen dhe frazeologjinë e një militanti fanatik “të majtë”, sipas traditës 78 vjeçare të tij, dita e zgjedhjeve të 14 Majit 2023, mund të përshkruhet edhe në këtë formë të përafërt. “Do të bëjmë zgjedhje de more de, lum si ti popull mezi na ke! Mjeshtrinë e blerje-vjedhje votave e kemi përsosur e ngritur në art! Miliona dhe miliarda për të blerë njerëz, vota, kundërshtarë, ndërkombëtarë (ambasadorë, politikanë, McGonigalë… apo killer) kemi sa nuk dimë ku t’i fshehim, si t’i numërojmë e çfarë të bëjmë ndryshe, më shumë e më mirë se bota me ato! Ky vend dhe popull paska aq shumë pasuri, që edhe pse kemi mbi 78 vjet që ia vjedhim, përsëri nuk i shterojnë. Tani, “popull i majtë heroik, legjendar, sylesh, mendjehollë si një copë shollë apo gomë opingash…,shqiptar”…, VETËM PËRPARA e KURRË PRAPA, për “fitorjen” e re apo të rradhës, ashtu siç dimë ne komunistët, (më falni!) e kisha llafin, ne socialisto- edramistët…! Lum kush të rrojë nga këmbët dhe kthetrat tona në fyt të shpëtojë e këtu në Shqipëri të arrijë deri në frymën e fundit  të qëndrojë!