“Voto Ilir Metën”/ Erisa Xhixho takime me qytetarët: Votoni Aleancën për Shqipërinë Madhështore, për një ekonomi që merr frymë

31
Sigal

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, gjatë takimeve me qytetarët, ka promovuar programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke theksuar zgjidhjet për një ekonomi të qëndrueshme dhe të favorshme për qytetarët.

Ajo ka ftuar përkrahësit të votojnë koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe Ilir Metën për Qarkun e Tiranës. Sipas saj, PL ka program të qartë për një ekonomi, që merr frymë.

Postimi i zëvendëspresidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore në çdo rrugë të Tiranës dhe Shqipërisë!📍🇦🇱

Zgjidhje të qarta për një ekonomi që merr frymë:

✅Taksa e sheshtë vetëm 10%

✅TVSH e reduktuar në 15%

✅Zero taksim për bizneset e vogla dhe profesionet e lira

✅Çmimi i energjisë elektrike për bizneset në vetëm 6 lekë/kËh

✅Ulje e çmimit të karburantit në nivelin e Rajonit

Ky është vizioni ynë për të rikthyer frymëmarrjen ekonomike për qytetarët dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë. 🗳️1️⃣

🗳 VOTO NR.1️⃣ – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” 🇦🇱

🗳 VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË! 🇦🇱