Kryedemokrati Sali Berisha në Korçë: Prezanton kandidatët dhe programin e ‘PD-ASHM’

Teksa fushata elektroale është intesifikuar këto 10 ditë, Partia Demokratike ka nisur fuqishëm të ndikojë elektoratin e saj blu dhe jo vetëm.

Agjenda e ngjeshur e kryedemokratit Sali Berisha shihet edhe nga takimet e tij intensive nëpër rrethe, duke prezantuar jo vetëm kandidatët e ASHM, por edhe programin më të mirë të kësaj aleance që gjen zgjidhje për çdo kategori dhe gjithësecilin prej nesh.

Sigal

Lideri demokrat, Sali Berisha do të udhëtojë drejt Korçës, ku pasditen e kësaj të martë vijon turin e prezantimit të kandidatëve të PD dhe ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’.

Zyra e shtypit e kryetarit të PD, njofton se lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha do të jetë në Qarkun e Korçës për t’i njohur qyettarët e këtij qarku, me kandidatët dhe programin që kjo forcë politike ofron për zgjedhësit më 11 maj.

‘Në ora 18:30, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun Korçë’, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.