Pas Britanisë edhe në Suedi kërkohet referendum për daljen nga BE, duke shpresuar për një rezultat “Swexit”

326

“Swexit”? Pas Britanisë edhe në Suedi kërkohet referendum për daljen nga BE

Pas Britanisë një tjetër vend po mendon daljen nga Bashkimi Europian.

Udhëheqësi i demokratëve nga ekstremi i djathtë në Suedi kërkon referendum mbi anëtarësimin në BE, duke shpresuar për një rezultat “Swexit”.

Jimmie Åkesson, 39 vjeç, e cilësoi BE si një rrjet të madh korrupsioni dhe tha se Suedia duhet të mbajë një referendum pas zgjedhjeve të përgjithshme në shtator.

Demokratët e Suedisë janë aktualisht partia e dytë më e madhe në vendin skandinav.

Elektorati i saj u shtua pas krizës së emigrantëve në Evropë, ku Suedia mori më shumë refugjatë për kokë banori se çdo vend tjetër i BE-së.