Ilir Meta kujton inaugurimin e Autostradës Tiranë-Durrës: Kulmi i një sfide që transformoi infrastrukturën–Do realizojmë vepra të tjera në Shqipërinë Madhështore

57
Sigal
Ilir Meta ka rikujtuar me krenari inaugurimin e Autostradës Tiranë-Durrës në qershor të vitit 2001, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme në transformimin e infrastrukturës rrugore të vendit.
Meta u shpreh se ishte kulmimi i një sfide tepër të vështirë  duke theksuar se përkushtimi dhe përvoja janë garancia për të realizuar edhe më shumë projekte madhore në të ardhmen.
Ai ftoi qytetarët të votojnë koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kandidaturën e tij në Qarkun Tiranë.
Ilir Meta:
Autostrada Tiranë – Durrës është një aks rrugor me rëndësi të jashtëzakonshme, të cilën pata përgjegjësinë dhe kënaqësinë e pafund ta inaguroj Qershorin e vitit 2001.
Ishte kulmimi i një sfide tepër të vështirë, por që i hapi rrugën transformimit madhor të infrastrukturës rrugore të vendit.
Po kështu, me vendosmëri të pandryshuar do të punojmë për të realizuar të tjera vepra të mëdha në Shqipërinë Madhështore, sepse kemi të gjithë eksperiencën dhe përkushtimin për ta bërë këtë.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë