Ekskluzive me Martin Henze: Rruga për të ardhmen e Shqipërisë, integrimin në BE dhe nxjerrjen nga listat e zeza të një shteti mashtrues

Ekskluzive me Martin Henze:

Ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares  Merkel

Sigal

Aktualisht:  Kryetar i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Gjermani.

Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Ekonomik, Berlin

CEO i Keshillit Strategjik Nderkombëtar GSK

 

Prokurimet nuk i fiton më i kualifikuar, apo ai me vlerën më të mirë të parave, por më i pangopuri, më i paturpshmi, apo më i korruptuari. E njëjta gjë vlen edhe për aplikantët, që marrin një punë ose një pozicion drejtues: Ata që paguajnë ryshfetet më të larta, kanë lidhjet më të mira ose merren me prostitucion, atyre u vjen radha.

Edhe këtu kemi besim të plotë te Sali Berisha. Burri është gdhendur nga lisi i mirë, i fortë, shqiptar. Prandaj mezi pres vizitën time të radhës në Shqipëri dhe zgjedhjen e kolegut tonë partiak Sali Berisha si Kryeministër i Shqipërisë në maj të 2025

 

Intervistoi:

Engjëll Musai
(Drejtor i Telegraf)

Blerina Llalla – SHBA

Koha që drejtësia dhe Shqipëria të menaxhohet dhe qeveriset sërish nga shqiptarët

Qeverisja 12-vjeçare e Shqipërisë nga “rilindja socialiste“, kërcënimi që i kanoset të ardhmes së vendit nga keqdeformimi i vullnetit të lirë të votës, blerja e saj dhe përdorimi i administratës, duke i bërë bashkë shtetin me partinë, përbënë një rrezik të shtuar për lirinë dhe shpopullimin e vendit, thotë gjatë intervistës së tij për drejtorin e Telegraf.al, Martin Henze, një nga zyrtarët e CDU-së gjermane. Kapja e drejtësisë, reformat fasadë gjoja për shtetin e së drejtës, kishin si objektivë pikërisht kapjen e saj nga partia-shtet. Koha tregoi se vjedhja e votave nga bandat, dosjet 184 dhe 339 dhe mos ndëshkimi i tyre gjohja për ‘‘moskopetenc“ dhe pingpongu i dosjeve sa në gjykatën e Dibrës, në atë të Tiranës dhe në fund tejkalimi i afateve ,bëri që flet arrestet të priteshin për dy hallexhinjë, që kishin muajë të tërë që kishin humbur jetën. Fatkeqsisht fletarresti u vajti tek varrezat , ndërsa personat që janë me zë dhe figurë , vazhdojnë fushatën elektorale sigrabitqarë të fjalës së lirë dhe vetë lirisë. Korrupsioni është një temë masive në Shqipëri. Lufta kundër korrupsionit në 30% është çështje e reformës ligjore, por 70% ka të bëjë me pranimin dhe respektin nga popullata. SPAK aktualisht po përdoret për korrupsion duke lëshuar “çertifikata auditimi”, siç ndodhte shpesh në Tiranë, pasi vetë SPAK nuk auditohet më dhe është de facto instanca përfundimtare. Gjatë rrëfimit të vetë Martin Henz, analizon  korrupsionin, i cili nis nga koka dhe jo nga zyrtarët e thjesht që dënohen për të mbuluar kapot dhe mafien parti-shtet. Por fatkeqsisht organet e reja të kapura nga partia-shtet, po godasin opozitën, për ti shqërbyer partisë-shtet të rilindjes. Ja intervista e plotë.

Çfarë e kërcënon sipas mendimit tuaj të ardhmen e Shqipërisë?

Nga politika e brendshme është vjedhja e pasurisë popullore dhe fondeve ndërkombëtare nga ekzekutivi tejet i korruptuar Rama, që ekziston prej 12 vitesh. Kjo çon ndërkohë në kriminalizimin dhe shfrytëzimin e të gjithë shtetit, në mungesën e perspektivës për shumë familje shqiptare për të qenë të lumtur në atdheun e tyre, në copëtimin e familjeve të tëra, në rritjen eksponenciale të një shteti shqiptar të drogës, në një sistem arsimor dhe shëndetësor katastrofik dhe mungesë të investimeve serioze të huaja dhe vendase. Kësaj i shtohet lufta e Ukrainës, lufta aktuale ekonomike midis Trump dhe pjesës tjetër të botës dhe autokratëve të tjerë në Ballkan. Por edhe preokupimi i përjetshëm i njerëzve në Shqipëri me rrjetet sociale, në vend që të përqendrohen më shumë te miqtë dhe familja ose tek e ardhmja e tyre! Mungesa e dijes historike dhe paaftësia në rritje e shumë njerëzve për të kuptuar dhe mbajtur mend fakte komplekse janë një problem real jo vetëm në Gjermani, por edhe në Shqipëri. Autokratë si tek ju në Shqipëri, Edmond Rama në Shqipëri dhe shokët e tij Veliaj, Balla, Basha dhe Aliebaj janë një problem ekzistencial për Shqipërinë. Për 12 vjet, Rama dhe  horrat e tij janë ndjerë të legjitimuar nga zgjedhjet e manipuluara dhe kanë plaçkitur vendin, gjë që në fakt ka bërë që të vidhet e ardhmja e shqiptarëve.

Ku kanë shkuar miliarda eurot e komunitetit ndërkombëtar, paratë e taksave të Gjermanisë dhe SHBA-së dhe ku kanë shkuar miliona lekë nga taksapaguesit shqiptarë. Politikanët e opozitës u kyçën me radhë dhe u arrestuan nga SPAK përmes dëshmive të rreme dhe dëshmitarëve të manipuluar. Rama dominon SPAK-un dhe kërkon të pengojë opozitën të fitojë zgjedhjet parlamentare të majit 2025. SPAK-u nuk mund të funksionojë në një shtet të padrejtë ligjërisht.

Shqipëria është bërë më e varfër në 12 vitet e fundit?

Po, sigurisht, por po humbet edhe të ardhmen. Humbja e një të ardhmeje në vendin e vet, e lirisë personale dhe e aftësisë për të jetuar me familjen – nuk mund të ketë humbje më të madhe.

Çfarë ju shqetëson gjatë vizitave në Shqipëri?

Sa herë që jam  në Shqipëri, pyes veten se ku kanë shkuar miliarda eurot e komunitetit ndërkombëtar, paratë e taksave të Gjermanisë dhe SHBA-së dhe ku kanë shkuar miliona lekë nga taksapaguesit shqiptarë. Unë pothuajse nuk shoh një infrastrukturë funksionale, sistem shëndetësor dhe arsimor, bujqësia dhe sektorë të tjerë prodhues mezi rriten. Janë një katastrofë. Një pjesë e madhe duket se ka  devijuar në xhepat e udhëheqjes  së Partisë Socialiste të Shqipërisë, e kryesuar nga Rama, Balla dhe Veliaj.

Miliona shqiptarë kanë ikur në 12 vitet e fundit falë ndikimit të Soros, droga, pastrimi parave dhe skandalet janë shtuar, krerët e opozitës arrestohen, ndërkohë që në SHBA ka ardhur Donald Trump !

Qeveria Rama duket se përbëhet vetëm nga kriminelë; disa nga anëtarët e qeverisë janë në arrati, të tjerët janë në burg ose janë dënuar sa për t‘u dukur. Rama, kumbari, gazeta BILD e quan atë si qeveria MAFIA, duket të jetë i përfshirë në skandalin korruptiv të Mc Gonigal, një nga miqtë e tij më të mirë, Soros Junior e viziton rregullisht, me sa duket e këshillon Ramën pasi ai ka një aleancë të fortë me Sorosin. Kjo nuk i pëlqen Donald Trumpit, zv.Presidentit Vances dhe as mua. Spekulatorët e bursës nuk janë këshilltarë të një shteti. Pas zgjedhjes së Trump, ju e patë që Rama fshiu shumë foto të tij dhe të familjes Soros, një tjetër sekëlldi e shkaktuar nga ky maskara. Po kjo duhet të pëfundojë tani. Që kur rilindja erdhi në pushtet në 2013, Shqipëria ka parë rritje eksponenciale në trafikun e drogës për kokainë dhe amfetaminë nga Amerika e Jugut, pastrim parash, korrupsion qeveritar dhe për logjistikën e refugjatëve. Drejtësia është nën ndikimin e Ramës. Rrjeti klanor dhe nepotik i Ramës menaxhon dosjet e administratës gjyqësore në një korporatë private. Një mënyrë shumë e mirë për të manipuluar dosjet, në tavolinën e kuzhinës, në shtëpinë e Ramës. Shqipëria rrezikon të degjenerojë në një republikë banane. Me një qeveri të tillë, një qeveri kriminelësh nuk mund të funksionojë asnjë shtet ligjor, asnjë demokraci, asnjë ligjzbatues, pra asnjë shtet i orientuar drejt së ardhmes në vetvete. Seminaret e OJQ-ve politike në Shqipëri që merren me reformën përsërisin vazhdimisht vizione, duket se vuajnë edhe mungesën e lidhjes me realitetin dhe kjo duhet të ndryshojë edhe nga ana e  Uashingtonit dhe Berlinit. Politikanët e opozitës u kyçën me radhë dhe u arrestuan nga SPAK. Rama dominon SPAK-un dhe kërkon të pengojë opozitën të fitojë zgjedhjet parlamentare të majit 2025. PAK-u nuk mund të funksionojë në një shtet të padrejtë ligjërisht. Ne njohim mënyra të tilla veprimi vetëm nga Moska, Koreja e Veriut dhe Irani. Kjo duhet të ndryshojë tani. Shqipëria ka nevojë për një shtet kushtetues teknikisht funksional dhe të pranuar nga popullata, si dhe një autoritet antikorrupsion që funksionon në përputhje me shtetin ligjor. Këtë na e ka pohuar edhe Sali Berisha dhe ne do ta mbështesim në këtë çështje.

Shqipëria ka ndërkohë më pak se 1.8 milionë banorë, shqiptarët po votojnë me këmbët dhe valixhet e tyre dhe po lëvizin jashtë vendit, në 12 vitet e fundit më shumë se 1.6 milionë shqiptarë janë arratisur  nga kjo qeveri dhe nga e ardhmja e munguar  në Shqipëri.

Nëse vazhdohet kështu, kultura shqiptare dalëngadalë do të vdesë dhe gjuha shqipe shumë e rëndësishme për kulturën mund të humbasë. Një tragjedi e vërtetë ndërkombëtare, e cila  po shpaloset.

Vetë Ramiz Alia dhe Enver Hoxha nuk do të kishin lejuar kurrë që Shqipëria të shndërrohej në një shtet droge dhe si rrjedhojë të shkatërrohej kombi shqiptar. Unë mendoj se ata do ta kishin ndjekur Ramën dhe shokët e tij nëpër qytet për atë që i bënë popullit shqiptar dhe do t’i kishin pushkatuar, ndoshta është e vetmja gjuhë që kuptojnë maskarenj të tillë. Por ato ishin kohë të tjera.

Në maj të vitit 2025, populli shqiptar duhet të parandalojë mashtrimet zgjedhore dhe të marrë një vendim politik dhe kjo mund të shkojë vetëm në një destinacion: Tërheqjen nga qeveria kriminale Rama. Fundja ky nuk është as me origjinë shqiptare por cigane; gjë që duket se shpjegon politikat e tij shkatërruese, kriminale, urrejtjen ndaj popullit shqiptar, ADN-së shqiptare dhe mungesën e patriotizmit të tij, po e dëmton Shqipërinë. Ndaj Shqipëria duhet të qeveriset  sërish nga shqiptarët.

Që kur rilindja erdhi në pushtet në 2013, Shqipëria ka parë rritje eksponenciale në trafikun e drogës për kokainë dhe amfetaminë nga Amerika e Jugut, pastrim parash, korrupsion qeveritar dhe për logjistikën e refugjatëve. Drejtësia është nën ndikimin e Ramës. Rrjeti klanor dhe nepotik i tij menaxhon dosjet e administratës gjyqësore në një korporatë private dhe Shqipëria rrezikon të degjenerojë në një republikë banane.

Korrupsioni është një temë masive në Shqipëri, si në shumë vende të tjera të varfra?

Kështu është, gjërat nuk mund të vazhdojnë siç janë tani dhe ne nuk do ta mbështesim më Shqipërinë nëse zgjidhet sërish qeveria MAFIA Rama. Një qeveri e tillë maskarenjsh nuk do të gjejë të ardhme në perëndim.

Çfarë duhet bërë në Shqipëri?

Së pari, vetë komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të bëhet vetë më autentik.

E shihni, ka shumë vende, në Kinë dhe Rusi, por edhe në Evropë dhe SHBA ne kemi probleme gjithashtu me korrupsionin. Pra ne nuk mund të ndjekim një politikë zero tolerance ndaj korrupsionit në vende si Shqipëria, duke e trajtuar kombin si një fëmijë të vogël që duhet të edukohet dhe për shembull, duke mbajtur partneritete me regjime të tjera shumë të korruptuara, disa prej të cilave madje janë të përfshirë në krime lufte, ose duke festuar së bashku me kryeministra të korruptuar si Rama, siç ka bërë gjithmonë me kënaqësi ish-ambasadorja e SHBA-së Kim, një besnike e Blinkenit. Pra, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të jetë më papnor se Papa. Ne duhet të vendosim se çfarë duam ndërkombëtarisht në Shqipëri dhe më pas të lutemi të veprojmë në mënyrë konsistente që të ruhet besueshmëria dhe pranimi ynë në Shqipëri, përndryshe do të lindë kaos i mëtejshëm dhe një zinxhir problemesh.Ne gjermanët dhe amerikanët jemi të përfshirë në kaosin e Shqipërisë. Po kjo duhet të ndryshojë. Po çfarë duhet të bëj Shqipëria? Fatkeqësisht nuk mund të jap një përgjigje të thjeshtë. Shërbimet  ndërkombëtare të sigurimit kanë paralajmëruar prej shumë kohësh dhe kanë vënë nën vëzhgim Edmond dhe Olsi Ramën, Bashën, Ballën, Alibeajn. Bëhet fjalë për një problem sistemik në Shqipëri përsa kohë është në pushtet qeveria e korruptuar Rama. Thënia e vjetër: “Peshku qelbet nga koka” e përmbledh mirë këtë gjendje.

Së dyti, duhet të kuptojmë se çfarë kuptojmë me korrupsion në Shqipëri dhe më pas të nxjerrim pasojat prej tij.

Si duhet kuptuar kjo?

Pasojat e korrupsionit janë të njohura dhe njëkohësisht janë edhe shkaktarët e tij.

Korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, kujdeset për një sistem më të keq shëndetësor dhe arsimor, shkatërron kapitalin social dhe kështu nxit mosbesimin e popullsisë shqiptare ndaj politikës dhe administratës për 12 vjet. Korrupsioni krijon joefikasitet, d.m.th shërbimet, produktet dhe infrastruktura prodhohen më shtrenjtë se ç’duhet ose në cilësi më të dobët. Përveç kësaj, jo vetëm sasia, por edhe cilësia e investimeve publike po vuan, pasi shpenzimet për shpenzimet sociale dhe infrastrukturore, ndër të tjera, janë në rënie. E shpehur thjesht, pothuajse asgjë nuk arrin tek përdoruesi, pra tek popullsia shqiptare.Vetëm pak para zgjedhjeve, siç ndodh sërish tani, autokrati shpërndan dhurata, punë. Kjo është e papranueshme. Financimi indirekt i fushatës përmes keqpërdorimit të mundshëm të ndihmave financiare ndërkombëtare. Ky është një përvetësim i fondeve ndërkombëtare dhe taksave shqiptare. Ku është SPAK? Asnjë aktivitet. E gjithë kjo pengon zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe aftësinë e vendit për të zbatuar reformat e nevojshme, si investime më të mira të huaja ose burokraci më të shpejta. Nevojat bazë të popullsisë shqiptare, si aksesi në arsim apo shërbime shëndetësore, nuk mund të përmbushen siç pritej. Sidomos në Shqipërinë veriore dhe jugore, por edhe në qytete, mungon infrastruktura funksionale, e cila nga ana e saj krijon një terren pjellor për korrupsion për të marrë këto të mira të nevojshme – një rreth vicioz. Po ju jap një shembull. Shteti shqiptar donte të ndërtonte një lidhje hekurudhore shumë të dobishme midis qytetit portual të Durrësit dhe qytetit të Tiranës. Kishte shpallje të mëdha, prezantime Poëer Point shumëngjyrëshe. Prezantimet, marrëveshjet janë ratifikuar dhe po mblidhen fonde ndërkombëtare për këtë projekt.

Çfarë po ndodh tani?

Kaos.

Çfarë kuptimi ka kjo praktikisht?

Ndikimi dehës i korrupsionit në Shqipëri shfaqet në tregues alternativë të mirëqenies si mirëqenia e përgjithshme dhe kënaqësia nga jeta. Tendencat e arratisjes në Shqipëri janë rritur në mënyrë eksponenciale që nga viti 2013. Treguesi se do të bëhen “të lumtur” është dukshëm më pak i theksuar në Shqipëri. Lufta kundër korrupsionit është vetëm 30% një çështje teknologjie, pra reforma ligjore, por 70% një çështje pranimi dhe respekti nga popullata.

Demokracitë funksionojnë vetëm nëse qytetarët i besojnë sistemit dhe institucioneve të tij.

Nga njëra anë, mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është një politik profesionale sociale dhe ekonomike. Politikat e qeverisë Rama janë katastrofike. Shqipëria si vend biznesi ka vetëm produktivitet më të ulët të punës dhe kapitalit. Burime të pakta devijohen në fusha joefikase, pra aktivitete më pak produktive, përmes korrupsionit. Detyrat që premtojnë ryshfete të larta preferohen mbi ato që do të ishin më të rëndësishme për kompaninë ose shoqërinë. Prokurimet nuk i fiton më kontraktori, më i kualifikuar, apo ai me vlerën më të mirë të parave, por më i pangopuri, më i paturpshmi, apo më i korruptuari.

E njëjta gjë vlen edhe për aplikantët, që marrin një punë ose një pozicion drejtues:

Ata që paguajnë ryshfetet më të larta, kanë lidhjet më të mira ose merren me prostitucion, atyre u vjen radha. Investimet publike në Shqipëri vuajnë se i shpëtojnë mekanizmave të kontrollit të cilësisë përmes ryshfetit. SPAK po përdoret për korrupsion duke lëshuar “çertifikata auditimi”, siç ndodhte shpesh në Tiranë, pasi vetë SPAK nuk auditohet më dhe është de facto instanca përfundimtare. Rama i korruptuar- Gjithashtu edhe zyrtarët mund të ngadalësojnë ritmet normale të punës me udhëzimet e ekzekutivit, duke e bërë edhe më të nevojshme pagesën e “parave të shpejtimit”. Përveç kësaj në Shqipëri mungon liria dhe më shumë besueshmëria. Njerëzit vuajnë jo vetëm ekonomikisht nga korrupsioni, por duhet të pranojnë edhe më shumë kufizime në liritë e tyre: lirinë e shtypit, lirinë e mendimit, barazinë arsimore, mbrojtjen e pronës, lirinë për veprimtari investimi.Vende si Gjermania me një shkallë të lartë lirie ekonomike janë shumë më pak të ndjeshme ndaj ryshfetit. Në të njëjtën kohë, këto vende janë më të lidhura me vendet e tjera në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve dhe përfitojnë nga globalizimi. Kjo rrit presionin konkurrues, por në të njëjtën kohë zvogëlon ndjeshmërinë ndaj korrupsionit. Përveç kësaj, sa më e mirë të jetë cilësia e rregullave dhe rregulloreve të qeverisë, aq më pak korrupsion vërehet.Veç kësaj, sa më pak të vëzhgohet korrupsioni, aq më e mirë është cilësia e rregullave dhe e direktivave të autoriteteve.

Shembull: Aplikohet për leje ndërtimi. Nëse autoriteti nuk përgjigjet pas 12 javësh, leja jepet.

Autoriteti mund të refuzojë një leje ndërtimi vetëm nëse aplikimi shkel ligjin. Ekziston një katalog i qartë e kritereve për këtë. Ankesa duhet të shqyrtohet nga gjykata kompetente brenda 8 javëve dhe aktgjykimi duhet të jepet brenda 4 javëve të tjera. Ekonomia në hije është fusha në Shqipëri në të cilën aktivitetet ekonomike zhvillohen pa kontroll shtetëror, pa pagesa taksash dhe pa respektim të ligjeve dhe rregulloreve formale. Ka qenë një problem në rritje të ndjeshme që kur administrata Rama mori pushtetin. Këtu përfshihen për shembull puna e padeklaruar ose punësimi i paligjshëm i punëtorëve. Sipas mendimit tim, vëllimi i kësaj ekonomie në hije lidhet fort me shkallën e korrupsionit. Mirëpo, shkakësia është e turbullt. Pjesërisht, janë autoritetet e korruptuara dhe strukturat shtetërore joefikase të Ramës dhe shokëve të tij socialistë që nxisin emigrimin në sfond. Nuk është ekonomia në Shqipëri ajo që është e korruptuar, ekzekutivi është i korruptuar dhe kompanitë ekonomike marrin detyra vetëm nëse paguajnë për këtë. Kur ryshfeteve u shtohen taksat e larta pa sjellur shteti asgjë rezultat ballafaques në formën e një juridiksioni të besueshëm ose infrastrukture të mirë, ekonomia në hije me kuadrin e saj rregullator informal bëhet edhe më tërheqëse. Ky është trendi më i rëndësishëm i zhvillimit që nga viti 2013. Rama dhe shokët e tij janë  përgjegjësit e drejtpërdrejtë për korrupsionin në Shqipëri. A është akuzuar për mashtrim zgjedhor në 2021, 2017 dhe krime të tjera? Jo! Rama dhe Balla apo Basha si drejtues politikë do të akuzohen për korrupsion në qeveri? Jo! Akuzohen “oficerë dhe ushtarë”, si në lojën e shahut, akuzohen, më parë ose së fundi pasi lejohen të arratisen, ose siç ndodhi me Veliajn, dosjet e tyre digjen në kohë. Ose kundërshtarët politikë që duhet të mënjanohen, neutralizohen dhe arrestohen përmes dëshmive të rreme dhe dëshmitarëve të manipuluar.

Pra korrupsioni pakëson aktivitetet në sektorin publik, që tatohen atje?

Po. Ky është rasti. Në këtë aspekt, në Shqipëri vështirë se mund të zhvillohen zgjedhje të lira. Si duhet të funksionojë kjo? Përmes zhvendosjes së parave të kushtëzuar nga korrupsioni krijohet një cikël negativ vicioz nga taksat më të ulëta dhe shërbimet më të këqija në Shqipëri, me pasojë rritjen e mëtejshme të ekonomisë në hije dhe ikjen masive të njerëzve jashtë vendit. Ajo që mbetet janë aktorët problematikë dhe shqiptarët, që nuk kanë asnjë shans jashtë vendit.

Problemi në Shqipëri, për mendimin tonë në Berlin, është se Shqipëria po humbet një numër joproporcional të anëtarëve të afërt me partitë reformuese drejt vendeve të huaja, përkatësisht shqiptarë të mirëarsimuar, të përkushtuar. Aktori aktual properëndimor, Sali Berisha, tani po tenton ta ndalë këtë zhvillim me grupet e tij. Një rreze e vërtetë drite në horizont. Berisha ka mbështetjen tonë të plotë.

Çfarë duhet të funkionojë më mirë?

Për të luftuar korrupsionin dhe për ta bërë ekonominë zyrtare më tërheqëse, institucionet publike duhet të përmirësohen dhe stabilizohen (“rregullim më i mirë”), i cili mund të arrihet vetëm përmes një ndryshimi të qeverisë në maj 2025. E njëjta gjë vlen edhe për korrelacionin po aq negativ midis shkallës së korrupsionit dhe shkallës së pabarazisë së shpërndarjes në Shqipëri. Unë nisem nga fakti se pas vitit 2021 hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është rritur masivisht: Sa më i madh të jetë korrupsioni, aq më e madhe është pabarazia e të ardhurave në një vend. Ekziston gjithashtu një shkakësi e kundërt në Shqipëri, ku pabarazia nxit korrupsionin. Të dyja formojnë një rreth vicioz: Varfëria, pabarazia dhe korrupsioni përforcojnë njëra-tjetrën në formën e një spiraleje korrupsion-varfëri. Shkaqet e larmishme për këtë qëndrojnë në rritjen e ulët të lidhur me korrupsionin, sistemet e padrejta të taksave, të ardhurat e ulëta, sociale joefikase dhe politikat ekonomike, kapitali më i ulët dhe sigurimi i keq i të mirave publike nga qeveria Rama. Të gjitha problemet, mund të zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të regjimit. Berisha njeriu i orës. Gjithashtu mendoj se matja e drejtpërdrejtë e pabarazisë me koeficientin Gini lidhet me nivelin e korrupsionit në Shqipëri: Sa më shumë korrupsion, aq më e madhe është pabarazia.

A ka një arsye kryesore në Shqipëri?

Një arsye kryesore për këtë është se shtresat e pasura të kleptokracisë Rama kanë më tepër mundësi për ryshfet. Ata tallen me anëtarët e thjeshtë të partisë së tyre dhe i trajtojnë shqiptarët si fëmijë të vegjël, që marrin vetëm disa thërrime. Unë e konsideroj këtë si një turp të madh në marrëdhëniet e Shqipërisë me sovranin, por edhe anëtarët e Partisë Socialiste të Ramës duhet të zgjohen më në fund dhe të mos durojnë më këtë nga Rama, Veliaj dhe Balla.

Për sa i përket përbërjes së shpenzimeve publike, është treguar se korrupsioni po deformon sistematikisht shpenzimet publike në dëm të shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë dhe njëkohësisht në favor të shpenzimeve për personelin e klientelës së Ramës. Kjo situatë nxitet masivisht nga fakti se partia në pushtet Rama ka pushtuar që nga viti 2019 pothuajse të gjitha zyrat ekzekutive, si në mbarë vendin ashtu edhe në rajone. Kjo ka të bëjë edhe me politikën e gabuar të liderit të korruptuar të opozitës Lulzim Basha, si dhe me përfaqësuesit e Bashës që nxitën në mënyrë kriminale më 8 janar 2022 dhe  daljen e opozitës nga parlamenti në shkurt 2019 dhe të mospjesëmarrjes në zgjedhjet vendore të 30 qershorit  2019. Basha, Alibeja e të tjerë janë de facto përfaqësues të Ramës, të cilët lundrojnë nën flamuj të rremë në opozitën shqiptare dhe po përpiqen të minojnë opozitën, si dhe shumë parti të vogla që tani kanë themeluar dhe pjesërisht orkestohen nga Balla & Co. Sipas mendimit tim  ka gjithashtu një korrelacion negativ midis korrupsionit dhe cilësisë së rrjetit publik rrugor, si dhe furnizimit publik me energji elektrike dhe ujë dhe depozitimin e mbeturinave. Një shembull i mirë i kësaj është skandali i mbetjeve, me Ramën dhe Veliajn në qendër të vëmendjes.

A ekziston edhe një problem demokracie?

Sigurisht. Sa më gjatë që njerëzit të jetojnë në një demokraci, aq më të kënaqur priren të jenë me këtë sistem. Në të njëjtën kohë, preferenca e tyre për ekonominë e tregut është gjithashtu në rritje për të drejtën dhe rendin. Demokracitë funksionojnë vetëm nëse qytetarët i besojnë sistemit dhe institucioneve të tij. Ndërveprimi mosrespektues i ambasadorëve të huaj, përpjekja e tyre për të neutralizuar opozitën properëndimore përmes vendimit të pajustifikuar non-grata të administratës Biden-Blinken, festimi i ambasadorëve të huaj, si ish-besuesja e Blinken-it, Yuri Kim me qeverinë mafioze Rama, e shkatërron këtë besim.

Në fund të fundit, disa aktorë të huaj dhe OJQ politike në Shqipëri po kontribuojnë në rrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri. Po kjo duhet të ndryshojë.

Po humbja e njerëzve, një problem?

Në fakt, një tjetër pasojë e korrupsionit është erozioni i kapitalit social dhe besimi në perspektivat e ardhshme të jetës në Shqipëri. Besimi, lidhjet dhe normat formojnë së bashku kapitalin social të një shoqërie. Sidomos  “Kapitali social lidhës, urëformues”  ka një funksion nxitës të rritjes dhe reduktimit të korrupsionit. Me ndihmën e këtyre formave të kapitalit social, kostot e kontrollit mund të ulen pa rritur korrupsionin. Nga ana tjetër, më shumë transaksione bëhen mbi këtë bazë të përgjithësuar besimi, në mënyrë që rritja ekonomike dhe prosperiteti të rriten. Në këtë drejtim, edhe përfaqësuesit e biznesit të Shqipërisë duhet të pozicionohen qartë dhe pa mëdyshje kundër autokracisë së Ramës. Por shkakësia mund të shkojë edhe në drejtimin tjetër: Një nivel i lartë besimi te njerëzit e tjerë dhe një shkallë e lartë e kapitalit social çojnë në më pak korrupsion. Politikisht, kjo do të thotë se politikat e mira sociale dhe ekonomike çojnë në mirëqenie më të madhe,  në një shtresë të mesme më të madhe dhe reduktojnë tendencën për t’u arratisur; shumë të rinj shqiptarë, veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit, duhet të gjejnë më pas perspektiva të reja në atdheun e tyre. Duke qenë se nevojat materiale dhe jomateriale të shqiptarëve nuk plotësohen gjithnjë e më shumë, pranimi i institucioneve dhe i qeverisë është në rënie. Korrupsioni çon në zemërim ndaj arrogancës së qeverisë dhe së fundi në arratisje. Ndonëse arsyet e ikjes dhe shpërnguljes janë të shumëfishta, korrupsioni shpesh luan një rol qendror, veçanërisht tek gratë shqiptare, të cilat përdoren dhe shfrytëzohen jo vetëm materialisht, por edhe fizikisht dhe mendërisht. Kjo është e papranueshme për ne. Sigurisht, stabiliteti i Shqipërisë varet edhe nga faktorë të shumtë, si kushtet e besueshme të përgjithshme, liria nga dhuna dhe shteti i së drejtës. Sidoqoftë, duhet të jetë e mundur të dëshmohet empirikisht lidhja midis arratisjes dhe korrupsionit dhe të ilustrohet duke përdorur statistikat e arratisjes: Nëse krahasohet numri i refugjatëve me të dhënat nga indekset e korrupsionit, del në pah një korrelacion i qartë. Sa më shumë korrupsion të ketë, aq më shumë njerëzit arratisen.

Vetë Ramiz Alia dhe Enver Hoxha nuk do të kishin lejuar kurrë që Shqipëria të shndërrohej në një shtet droge dhe si rrjedhojë të shkatërrohej kombi shqiptar. Unë mendoj se ata do ta kishin ndjekur Ramën dhe shokët e tij nëpër qytet për atë që i bënë popullit shqiptar dhe do t’i kishin pushkatuar, ndoshta është e vetmja gjuhë që kuptojnë maskarenj të tillë.

Megjithëse shkaqet e arratisjes janë të ndërlidhura, korrupsioni dhe gjendja ekonomike janë një nga shkaqet kryesore. Prandaj, një politikë efikase ekonomike dhe sociale do të jetë një përparësi kryesore për qeverinë e re Berisha kur bëhet fjalë për stabilizimin e Shqipërisë, parandalimin e arratisjes dhe krijimin e një të ardhmeje. Reformat ligjore janë korniza dhe duhet të organizohen krahas kësaj, por ju lutem  jo-profesionalisht si më parë. Shpresoj që edhe shumë anëtarë të partisë së Ramës të zgjohen dhe të përfshihen në këtë proces. Është koha që shqiptarët të  përqëndrohen në qëllimet e përbashkëta( pra në mundësitë). Së bashku si komb, në interes të të gjitha familjeve keni ende kohë.

Po BE-ja dhe Gjermania?

Ne kemi besim të plotë në një qeveri të re të drejtuar nga Berisha. Është e rëndësishme që aspektet individuale të kthehen në kërkesa politike me synimin për të nxitur zhvillimet sociale dhe ekonomike dhe rrjedhimisht anëtarësimin në BE.

Një detyrë që lidershipi properëndimor i opozitës i ka vënë vetes. Ne nisemi nga fakti se do të  keni sukses, popullit shqiptar i ka ardhur në majë  të hundës arroganca dhe dështimi i qeverisë Rama.

Dhe si është situata me BE-në dhe Gjermaninë?

Sigurisht që nuk do ta lejojmë më Ramën dhe miqtë e tij të bëjnë lojërat e tyre me ne. Ekziston një temë themelore, siç e quan shtypi ndërkombëtar: “Qeveria MAFIA-RAMA”.

Një qeveri që ka marrë përgjegjësinë politike për mashtrimin zgjedhor, korrupsionin (d.m.th. vjedhjen, krimin, trafikun e drogës) dhe orientimin ndaj Vuçiqit dhe kështu Putinit për 12 vjet është e papranueshme. Koha e Ramës, Ballës, Veliajt e të tjerëve ka mbaruar patjetër dhe këtë duhet ta dijë populli shqiptar. Ne kemi besim të plotë në një qeveri të re nën udhëheqjen e Sali Berishës. Është e rëndësishme që aspektet e ndryshme të përkthehen në kërkesa politike programatike me qëllim nxitjen e zhvillimeve shoqërore dhe ekonomike, dhe në këtë mënyrë, anëtarësimin në BE. Ky është një mision që e ka marrë përsipër opozita pro-perëndimore. Ne besojmë se ata do të kenë sukses, populli shqiptar është lodhur nga arroganca dhe dështimi i qeverisë Rama.

A ekziston një këndvështrim i veçantë gjerman për problemet në Shqipëri?

Mendoj se Shqipëria ndodhet në një situatë tranzicioni. Instrumentet dhe qasjet e deritanishme nuk funksionojnë më.

Ekonomia po tkurret, papunësia dhe frika mes popullit po rriten, investimet po bien, emigrimi i të rinjve po rritet vazhdimisht, kaos dhe ndikimi i rrethanave kriminale te të rinjtë shqiptarë po përkeqësohen.

Çfarë nevojitet?

a) Vazhdimësia e qëllimeve: Forcimi i sovranitetit shqiptar përmes një Shqipërie të fuqizuar ekonomikisht, shoqërisht dhe në aspektin e sigurisë. Kjo kërkon një agjendë reformash radikale, një mënyrë të re të të menduarit. Kërkon gjithashtu një rregullim të vazhdueshëm të objektivave dhe mjeteve për t’i arritur ato. Vendimtare është të mbështetemi te vazhdimësia e objektivave dhe të rreshtojmë ndjeshmëritë dhe perspektivat tona sipas tyre. Bëhet fjalë që në Shqipëri të përqendrohemi te mundësitë e përbashkëta dhe të mos këmbëngulim më në të drejtën individuale apo parime dogmatike politike që nuk kanë lidhje me realitetin dhe bazohen në dëshirime. Prandaj është e nevojshme një strategji kombëtare për shoqërinë, ekonominë dhe sigurinë, për të garantuar të ardhmen e shoqërisë dhe familjeve. Ka konflikte objektivash, për shembull kur bëhet fjalë për mbylljen e boshllëqeve të kapaciteteve në rindërtimin e Shqipërisë, për luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe një shoqëri humane, për problemet demografike. Shqipëria do të duhet të orientohet në zgjidhjen e këtyre konflikteve sipas objektivave të qëndrueshmërisë ekonomike. Nën udhëheqjen e partisë simotër PD me siguri do të adresohen mekanizma të rinj zgjidhjeje, në mënyrë që siguria dhe e ardhmja e familjeve në Shqipëri të garantohet dhe shqiptarët e diasporës të kthehen në atdhe dhe të kontribuojnë në rindërtimin e shtetit. Ne besojmë se opozita aktuale shqiptare nën udhëheqjen e Berishës do të sjellë një ndryshim epokal, por pavarësisht kësaj shkëputjeje fundamentale nga parimet e dështuara të autokracisë Rama, ngecja, siç ka ndodhur vitet e fundit, nuk është rruga drejt së ardhmes për Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë në thelb për një kulturë gatishmërie për ndryshim dhe struktura të ndërtuara në mënyrë, të përshtatshme për të përballuar situata të vështira. Kjo kërkon më shumë fleksibilitet në mendësi dhe mentalitetin e duhur.

Me një qeveri si e rilindjes, një qeveri kriminelësh nuk mund të funksionojë asnjë shtet ligjor, asnjë demokraci. Uashingtonit dhe Berlinit do të mbajnë qëndrim për situatën. Prandaj shpresojmë tek ndryshimi dhe kemi besim të plotë te Sali Berisha. Burri është gdhendur nga lisi i mirë, i fortë, shqiptar. Prandaj mezi pres vizitën time të radhës në Shqipëri dhe zgjedhjen e kolegut tonë partiak Sali Berisha si Kryeministër i Shqipërisë në maj të 2025.

Vetëm kështu Shqipëria mund të bëhet Zvicra e Gadishullit Ballkanik dhe t’u ofrojë shqiptarëve të shpërndarë në botë një vend për të jetuar dhe një atdhe. Shqipëria ka gjithashtu shumë për t’i ofruar BE-së.

  1. b) Realiteti i vitit 2025 tregon se: Nuk është aq e lehtë. Sfidat nuk janë të bardha, apo të zeza, por komplekse. Në Shqipëri ndodhemi në një situatë tranzicioni dhe jemi të ekspozuar ndaj shumë përpjekjeve destabilizuese nga Beogradi.
  2. c) Gjithashtu është e qartë: Jetojmë pa dyshim në një kohë të ndryshimeve të vazhdueshme dhe ad hoc, siç po e shohim edhe me zgjedhjen e Trump – mirë se vini në shekullin XXI.

Strategjia, që unë e quaj Pakti i Shqipërisë, e karakterizuar nga perspektiva e anëtarësimit në BE dhe nga garancia e fuqisë së Gjermanisë dhe kryeministrit të ardhshëm Sali Berisha, i cili po kërkon zgjidhje të reja nga kaosi, po përballet me realitetin dhe me të drejtë vë gjithçka në pikëpyetje dhe, nëse është e nevojshme, e rinovon – është një reagim ndaj devijimeve kriminale të mëparshme të organizatës Rama.

Guximi për të thënë të vërtetën, për ndershmëri, patriotizëm dhe për prishjen e rregullave të vjetra është ndoshta shansi i fundit për ta bërë Shqipërinë të aftë për të ardhmen. Ne ia urojmë me gjithë zemër.

Një pyetje e fundit, zoti Henze, a jeni konservator, ndryshe nga socialisti Rama?

Po sigurisht, por Rama nuk është socialist, nuk është as shqiptar, duket se është cigan. Siç thashë, Shqipëria duhet të qeveriset sërish nga një shqiptar.

Unë vetë vij nga një traditë konservatore dhe kam një afërsi personale me Shqipërinë.

Konservatorizmi që unë mbroj na mëson se trashëgimisë tonë të përbashkët i përkasin shumë gjëra të mira që duhet t’i ruajmë dhe ne gjermanët dhe shqiptarët thithim të njëjtin ajër.

Ne, trashëgimtarët e qytetërimit perëndimor, ku fundja bëjnë pjesë edhe pasardhësit e ilirëve, shqiptarët, pa të cilët qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte, e dimë se çfarë do të thotë kjo e mirë. Mundësia për të bërë jetën tonë si të duam ne dhe jo si po e orjenton tek ju partia në pushtet, apo një autokrat si Rama.

Konsevatorizmi na mëson; se si mund të jemi të lumtur, të mbrojmë familjen dhe  atdheun, sigurinë që vjen nga ligji i paanshëm, përmes të cilit dëgjohen ankesat tona dhe korrigjohen lëndimet tona, mbrojtja e mjedisit tonë e cila nuk mund të shpronësohet dhe shkatërrohet arbitrarisht nga të fuqishmit. Kërkohet kultura e hapur e shkollave dhe universiteteve tona si dhe procedurat demokratike, të cilat bëjnë të mundur zgjedhjen e përfaqësuesve tanë, të cilat nxjerrin me pahir ligjet tona edhe nëpërmjet referendumit në rast nevoje.

Konservatorizmi fillon me ndjenjën se ajo që është e mirë është e lehtë për t’u shkatërruar, por e vështirë për t’u krijuar. Mendoni vetëm për projektet e digave apo shkatërrimin e pasurive kulturore ilire në Shqipëri. Kjo është e barabartë me shkatërrimin e ADN-së shqiptare dhe shkatërrimin e atraksioneve për turizmin fitimprurës. Ata nuk kanë nevojë për turizmin e lirë që po përjetojnë aktualisht në Shqipëri për të ardhmen, por për turizëm me vlerë të lartë të shtuar. Pa ruajtjen e thesareve kulturore dhe natyrore, kjo nuk do të funksionojë. E shihni, nëse nuk e njihni më historinë, nuk mund ta kuptoni të tashmen dhe nuk mund të krijoni të ardhmen. Konservatorizmi nuk ka të bëjë me atë që kemi humbur dhe më pas ta kritikojmë vazhdimisht atë humbje, por me atë që kemi ruajtur dhe si e mbajmë atë, domethënë projektimin proaktiv, politik. Edhe këtu kemi besim të plotë te Sali Berisha. Burri është gdhendur nga lisi i mirë, i fortë, shqiptar. Prandaj mezi pres vizitën time të radhës në Shqipëri dhe zgjedhjen e kolegut tonë partiak Sali Berisha si Kryeministër i Shqipërisë në maj të 2025.