Votim online për zgjedhjet në LSI/ Braimllari: 21 nëntori, paralajmërim i fitores në 25 prill

254
Sigal

 

Të shtunën, LSI do të zhvillojë zgjedhjet në parti, ndërsa më 5 dhjetor do të mbahet Konventa Kombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari, i ftuar në studion e emisionit “7pa5” pohoi se Konventën Kombëtare e LSI do të marrë vendime shumë të rëndësishme, pasi do të ketë në fokus krizën e shkaktuar nga pandemia.
Teksa siguroi një pjesëmarrje masive ne zgjedhjet për delegatë, Braimllari theksoi se 21 nëntori do të jetë një ditë e rëndësishme, pasi sipas tij do të jetë paralajmërimi i fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Kemi perfunduar fazën e organizimit të strukturave tonë të zgjedhjes së drejtuesve nëpër organizata të partisë. Ditën e shtune do të mbahen zgjedhjet për delegatë dhe kryetaren e LSI. Zgjedhjet për delegatë janë shumë të rëndësishëe sepse përfaqësojnë me mëndatin e tyre anëtaresine në Konventën Kombëtare të LSI, e cila do të mbahet më 5 dhjetor dhe do të marrë vendime shumë të rëndësishme. Eshte një konventë që do t’i përshtatet edhesituatës së pandemisë. LSI është e vetmja parti që ka aplikuar votimin elektronik, në vitin 2012, delegatët votuan elektronikisht. Ishte një risi për kohën. Anëtarësia e LSI është e gjitha e përfshirë në një sistem, e cila do të mendohet online. Me 5 dhjetor do të formatohet edhe një ekip që do të hyjë totalisht në fushatë.”
Braimllari sqaroi se personat që nuk kanë mundësi t’i drejtohen zyrës së parties, mund të aplikojnë votimin online.
“Është një risi që u detyruam ta bëjmë për shkak të situatës së pandemisë. Në 21 nëntor, do të jetë pjesëmarrje masive e anëtarësisë së LSI për t’i dhënë mesazhin e qartë fitores së 25 prillit. I gjithë fokusi ynë ka si qëllim kryesor fitoren spektakolare më 25 prill. Sfida më e madhe është krijimi i vendeve të reja pune. Rama akuzohet shumë nga LSI për shkak sepse ka të bëjë me një qëllim kryesor: në këto 4 vite, ai i mbylli vendet e punës, nuk i hapi. Fokusi kryesor ka të rinjtë, gratë dhe krijimin e vendeve të reja pune. Do të ketë dy mënyra votimi, personat që kanë mundësi do t’i drejtohen zyrës së partisë, të cilët do të votojnë fizikisht, por do të ketë edhe një votim online, përmes një platforme që do të bëhet publik. 21 nëntori do të jetë një ditë fitore që do t’i paraprijë 25 prillit. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme. Me 5 dhjetor do të formatohet edhe një ekip që do të hyjë totalisht në fushatë. “