A do t´i rikthehet PD protestave? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

224
Sigal

Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh se beteja për rikthimin e normalitetit në vend do të zhvillohet nga opozita brenda dhe jashtë Kuvendit.

Basha iu shmang një tjetër pyetjeje, nëse kjo do të thotë se opozita do të protestojë ose jo, pra do t´i rikthehet protestave, por shtoi se detyrat janë të qarta.

“Detyrat tona janë të qarta, sikundër detyra e drejtësisë është e qartë, duhet të hetojë krimet zgjedhore. Ne nuk stepemi për të përmbushur detyrat tona ndaj demokracisë dhe shqiptarëve”, tha Basha.