VIDEO/ Berisha: Të dielën në orën 12:00, ‘Foltorja’ me të rinjtë e FRPD

167
Sigal

Sali Berisha, nismëtari i lëvizjes për rimëkëmbjen e PD-së, ka njoftuar se takimi i radhës i “Foltores “ do të mbahet nesër në Tiranë dhe të ftuarit e posaçëm në këtë takim do të jenë pikërisht të rinjtë mbështetës të demokracisë.

“ Nesër, – njoftoi Berisha në Fb, – ditën e diel, më datë 7 nëntor, në ora 12:00, në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve mbahet “Foltorja” me të rinjtë e FRPD! Vetëm të bashkuar fitojmë.  Rroftë rinia demokratike!” ka theksuar Berisha në mesazhin e tij.

Nga ana tjetër, edhe vetë FRPD ka dalë në mbështetje të nismës së z. Berisha dhe i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve demokratë t’i bashkohen Foltores së Rinisë, në datën 7 nëntor, tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve! “Më të fortë, më të bashkuar, më të hapur!” thuhet në njoftimin e forumit.