Vendimi i Strasburgut, Ledi Bianku: Nuk mund të ndryshohet pragu elektoral pa lejuar koalicionet dhe pa gjykatë kushteteuse

256
Sigal

Ish anëtari i Gjykatës së Strasburgut, juristi Ledi Bianku, ka dhënë një arsye tjetër përse disa rregulla elektorale në Kushtetutë apo në ligjin zgjedhor nuk duhen prekur pa disa garanci. Bëhet fjalë për pragun elektoral, për të cilin Ledi Bianku sjell një vendim të Gjykatës së Strasburgut. Vendimi thotë qartë se pragu elektoral nuk mund të ndryshohet, nëse nuk lejohen koalicionet dhe nëse vendi nuk ka një gjykatë funksionale kushtetuese.

“Për kujtesë Këshillit Politik, etj – në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet, por kur ka sisteme korigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale – Gjykata Kushtetuese!!!”- shkruan ish anëtari i Gjykatës së Strasburgut në një postim në Tëitter.

Ledi Bianku i tërheq vëmendjen Këshillit Politik një ditë përpara takimit të tij, ku do të diskutohet propozimi për ndryshimet kushtetuese. Një nga pikat prek edhe pragun elektoral. Deputetët e opozitës parlamentare kërkuan fillimisht që pragu të ngrihej nga 3% që është aktualisht, në 5%, por më vonë e kërkuan 2%. Në zgjedhjet e fundit, pragun 3% e kaluan vetëm 3 parti politike, PS, PD dhe LSI. Palët në parlament kanë vendosur që këtë çështje ta përfshijnë në Kodin Zgjedhor dhe akoma nuk ka një vendim përfundimtar.