Dyshimet/Mbytet në det 75 vjeçari në Vlorë?

320
Sigal

Një tjetër person dyshohet se  ka humbur jetën në plazhet shqiptare këtë të diel.  Policia bën me dije se një 75 vjeçar me iniciale A.D. dyshohet se ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.

Njoftimi i plotë:

Në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.

Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes