Agron Kaja: Një kampionat me diferenca dhe me nivel amatorësh

VËZHGIM/ Kategoria e Parë në sezonin që u mbyll, fotokopje pa ndryshim nga sezonet e kaluara

Pasditja e së enjtes e përcaktoi grupin e 12 skuadrave, të cilat në sezonin e ardhshëm 2026-2027 do të jenë pjesë e kampionatit në Kategorinë e Parë. Finalja Play-off, Kukësi-Butrinti 2-0, e mbylli sezonin e kaluar në këtë kategori duke e rikthyer skuadrën kuksiane përsëri në të Parën, pas eliminimit që i bëri në Play-out skuadra e Bylis B. Kësisoj morri fund edhe formatimi i 12 skuadrave pjesëmarrëse për edicionin e ardhshëm 2026-2027, por më tej në brendësi të këtij vëzhgimi, na jepet mundësia që ti referohemi ecurisë së garës me një analizë bazuar në disa dukuri, të cilat janë duke u shfaqur sezon pas sezoni. Së pari: Numri 12 i skuadrave pjesëmarrëse edhe në këtë sezon që u mbyll tregoi diferenca në nivelin e skuadrave, duke e zbehur garën, kryesisht në fazën e tretë ku edhe synimet e pjesës më të madhe të skuadrave ishin arritur. Me këtë skemë, nga 12 skuadra në sezonin e kaluar, dy prej tyre u ngjitën në Superiore: Laçi dhe Skënderbeu, ndërsa tre të tjera zbritën në Kategorinë e Dytë: Lushnja dhe Apolonia zbritën direkt, AF Luftëtari zbriti pas ndeshjeve Play-out. Pra, nga sezoni i kaluar nuk do jenë pesë skuadra, ndërkohë që nga Kategoria e Dytë erdhën tre. Kjo është dukuria që e bëri garën të zbehtë. Një dukuri tjetër, së cilës nuk duhet t’i shpëtojë syrit kritik sportiv, është fakti se infrastruktura e disa skuadrave të Kategorisë së Parë nuk është në nivele të tilla. Gjatë stinës së dimrit, pjesa dërmuese e tyre kthehen në moçal duke ja prishur imazhin lojës së futbollit. Fakti tjetër që e ka bërë këtë kampionat edhe si një “supermarket bankinash”, ishte lëvizja e madhe dhe pa kriter e trajnerëve. Vetëm Skënderbeu nuk e ndryshoi trajnerin Ernest Gjoka, ndërsa të gjitha skuadrat e tjera bënë largime e zëvendësime gjatë garës, duke ja ulur jo vetëm seriozitetin kësaj gare, por edhe nivelin. Sepse një trajner nuk mundet të ndryshojë elementë të ndryshëm sportivë kur gara është në zhvillim. Tjetër dukuri, le të themi se kanë qënë prania e tifozerisë në shkallët e stadiumeve dhe në fushat sportive, e cila për shumë arsye duket se e ka braktisur futbollin e kësaj kategorie. Këto janë disa prej dukurive që e zbehën garën në Kategorinë e Parë, por do zbardhen të tjera në vazhdimësi.

 

NOA

K O M B Ë T A R J A

Rolando e nis me surpriza dhe risi, nesër grumbullimi

Ditën e enjte, trajneri i Kombëtares sonë Rolando Maran, zyrtarizoi listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet miqësore, me Izraelin dhe Luksemburgun, të cilat do luhen në “Air Albania”. Por për këtë listë ka patur edhe kritika për emra të veçantë që nuk kanë minuta në këmbët e tyre për të dhënë maksimumin në këto dy miqësore. Ndoshta sepse ka patur një tërheqie të papritur më parë, ku Qazim Laçi ka konfirmuar mbylljen e kapitullit të tij me ekipin kombëtar. Do të ketë mungesa titullarësh, si Strakosha, Manaj e Muçi të dëmtuar dhe Nazmi Gripshi. Italiani Maran ka rikthyer në Kombëtare portierët Alen Sherri e Simon Simoni, si dhe Andi Hadroj, Taulant Seferin dhe Kristian Shpendin. Për herë të parë grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko dhe mesfushori Luis Hasa. Miqësoret luhen në 3 qershor me Izraelin dhe arbitrohet nga një treshe malazeze, dhe më 6 qershor me Luksemburgun që do arbitrohet nga një treshe kosovare.

P R O G R A M I

Datë 28 maj 2026

Shpallja e Listës          10:00

Konferencë shtypi       11:00

Datë 1 qershor 2026 

Seancë stërvitore

Datë 3 qershor 2026

Shqipëri-Izrael                         20:00

Datë 6 qershor 2026

Shqipëri-Luksemburg 20:00

A R B I T R A T

Shqipëri-Izrael           20:00

Kryesor: Milos Savoviç

Asistent 1: Marko Gojkoviç

Asistent 2: Vlad. Radenoviç

Arbitër 4: Juxhin Xhaja

Shqipëri-Luksem       20:00

Kryesor: Genc Nuza

Asistent 1: Fatlum Berisha

Asistent 2: Bujar Selimaj

Arbitër 4: Eldorjan Hamiti

 

Inspektime në infrastrukturë dhe sistemin VAR

Teknologjia e sistemit VAR pritet të aplikohet për sezonin e ri edhe në Kategorinë e Parë. Burreli dhe Korabi kanë publikuar postime ku pohojnë se FSHF-ja ka kryer inspektime për këtë qëllim. Ndërkohë që kanë zhvilluar një inspektim teknik në ambientet e klubit të Orikut, me prioritetet ndërtimi i platformave të transmetimit për të siguruar mbulim mediatik sipas standardeve profesionale të kampionatit, zhvendosja e pankinave në kahun e kundërt të fushës, në funksion të përmbushjes së kritereve të sigurisë dhe rregullave teknike të lojës.

   KATEGORIA E PARË

SKUADRAT PJESËMARRËSE

         SEZONI 2026-2027

Skuadrat                    Nd       P

1.Bylis                         0          0

2.Flamurtari                 0          0

———————————–

3.Pogradeci                 0          0

4.Iliria                          0          0

5.Besa             0          0

6.Kastrioti                   0          0

———————————–

7.Burreli                      0          0

8.Korabi                      0          0

———————————–

9.Besëlidhja                0          0

10.Oriku                      0          0

———————————–

11.Sopoti                     0          0

  1. Kukësi 0 0

 

 

Verdiktet e përfunduara, sezoni 2025-2026

 

# Laçi kampion, Skënderbeu nënkampion

#Pogradeci, Iliria, Besa dhe Kastrioti në Play-off

Ndeshjet: Pogradeci-Kastrioti 3-0 dhe Iliria-Besa 0-2

Ndeshja finale: Pogradeci-Besa 1-0

Ndeshja për Superioren: Teuta-Pogradeci 1-0

 

#AF Luftëtari dhe Kukësi luajtën në Play-out

Ndeshjet: AF Luftëtari-Sopoti 1-1e Kukësi-Bylis B 1-1

Sopoti në Kategorinë e Parë, Bylis B në Kategorinë e Dytë

Ndeshja: Kukësi-Butrinti 2-0, Kukësi në Kategorinë e Parë

#Apolonia dhe Lushnja zbritën në Kategorinë e Dytë