Lezhë/ Erdhi për pushime, ndërron jetë pushuesja nga Kosova

87
Sigal

Një qytetare nga Kosova, e cila kishte ardhur në Shqipëri bashkë me familjen për pushime, ka humbur jetën në Shëngjin

Turistja ka humbur jetën rrugës teksa po transportohej për në spitalin e Lezhës.

Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, viktima ka shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt kardiak.

Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së pushueses.