Veliaj mashtroi se do të krijonte 11 mijë vende pune në mbështetje të turizmit

529
Partia Demokratike ka vijuar gjatë ditës së sotme me akuzat ndaj kantidatit të majtë për bashkinë e Tiranës.
Përmes një deklarate për mediat Fabian Topollaj ka akuzuar Veliaj se mashtroi duke premtuar vende të reja pune në mbështetje të turizmit.
Veliaj, po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, dhe tani me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013-ën Erioni PREMTOI punësim por ishin vec fjale boshe si p.sh: “11,000 vende pune nga politikat e reja në mbështetje të turizmit gjithëvjetor si dhe rritja e kërkesave për shërbime të reja.” Edhe ky PREMTIM doli veç fjalë boshe dhe MASHTRIM.
Ku janë këto vende pune imagjinare? Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që të mbahej ky PREMTIM, si edhe dhjetëra PREMTIME të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë ne website. Kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për këto PREMTIME por që rezultuan vetëm fjalë dhe MASHTRIME. PREMTOI punësim por i pati vetëm fjalë pasi me vepra largoi nga detyra 689 punonjës nga institucionet e varësisë së Ministrisë së tij, dhe shkaktari kryesor i dy vetëvrasjeve në Gjirokastër dhe në Korçë. (Brunilda Meka, specialistja shembullore që prej 20 vitesh punë në Sigurimet Shoqërore në Korçë u largua nga puna nga Erjon Veliaj dhe u detyrua te vetëvritej. 
Sot njerëzit në nevojë ndihen të MASHTRUAR, por nuk REALIZON asnjë punë. Papunësia po i shtyn njerëzit në veprime ekstreme si në eksode masive që i kishim harruar prej 25 vitesh dhe deri në vetëvrasje.
Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve. Veliaj  PREMTON sot veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo t’a ketë pushtetin. Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.
Sigal