Rama në Vlorë: 22 qendra shëndetësore në zonat turistike

437
Cdo vizitori dhe apo turisti, që do të ketë nëvojë për shërbim shëndetësorë, tashmë nuk i duhet të rrugtojë për orë të tëra në qytetin më të afër por shërbimin do ta marr në zonën ku ai pushon. Kjo falë projktit të misnitrisë së Shëndetësisë, për hapjene 22 qendrave të reja shëndetësore, në zonat turistike të vendit. Projektin e prezantoi Kryeminsitri Edi Rama.
Kreyeminstri Edi Rama, ka zgjedhur qytetin bregdetarë të Vlorës, për të prezantuar hapjen e 22 qendrave të reja shëndetësore, në zonat turistike të vendit. Qendrat do të jenë 24 orë të hapura për gjatë gjith sezonit, kjo në mënyrë që vizitorët të marrin shëbimin mjeksorë pran vendeve ka ata kan zgjedhur të pushojnë.
Ky shërbim i ofruar, sipas kryemisnitrit, është një mbështeje e drejtpërdrejtë dhe për operatorët turistik.
Kryeminsitri Edi Rama, tha se qeveria ka sfide rritjen e kapaciteteve në turizëm, ndaj sipas tij jan berë ndrysimet e envojshme ligjore cka do të mundësojnë investime strtegjike të huaja.
22 qendrat shëndetësorë përvec zonave bregdetare do të funksionojnë dhe në alpe si në Valbonë, Theth apo Razëm
Kryemisnitri Edi Rama është ndalur dhe në parkun Arkeologjik të Orikumit, i cili është përfshirë në Guidën turistike të Shqipërisë. Deri një vit më parë, Parku ishte lënë jashtë itinerarit turistik të vendit, për shkak të gjendjes së rrënuar, monumenteve të mbuluara nga ferrat, mungesës së udhërrëfyesit dhe çdo tabele informuese. Pas një projekti rehabilitues të Ministrisë së Kulturës, është rikthyer në një destinacion atraktiv i turizmit elitar.
Sigal