Ndoka: Opozita të mendojë për fatet e vendit

279
Sigal

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se opozita duhet të mendojë mirë për fatet e vendit dhe për të ka ardhur momenti për t’u ndarë nga aventurat politike të Ramës. Ujërat për Reformën Zgjedhore i trazoi dje kryeministri Edi Rama, i cili rrëzoi dy nga kushtet e opozitës, e para dhe kryesorja për qeverinë kujdestare para zgjedhjeve. Thirrja e Ndokës është që opozita të mendojë vetëm për largimin e Ramës.

Çdo të thotë për Ju prishja e konsensusit për Reformën Zgjedhore nga Kryeministri? Dhe si do reagoni ndaj këtij veprimi të mazhorancës?

Deklarata e Nard Ndokës

Nëse mazhoranca aktuale dhe Kryeministri Edi Rama prishin konsensusin për Reformën Zgjedhore, opozita duhet të mendojë mirë për fatet e demokracisë dhe të vendit. Largimi i Ramës nga pushteti duhet të jetë axhenda e parë dhe e fundit e “Opozitës së Bashkuar”. Ky është momenti për tu ndarë përfundimisht nga aventurat politike të Edi Ramës e Rilindjes se tij të pjerdhur.