Breshka e madhe del në breg të detit në Durrës, entuziazmohen banorët

347
Sigal

Rreth orës 16 e 10 minuta të kësaj të marte një breshkë e madhe e llojit garrata ka dalë në breg të detit në afërsi të Rezidencës Qeveritare në Durrës.

Kanë qënë disa banorë ata që kanë mundur të shohin breshkën e të fiksojnë këto foto

Breshka në fjalë ishte e gjallë, ndërsa mësohet se peshkatarët e kanë pastruar atë dhe e kanë rihedhur sërish në det.

Gjatë muajit prill, një breshkë e tillë kishte renë në ujërat e peshkatarëve të zonës së Porto Romanos. Kujtojmë që Gjiri i Lalëzit dhe Patoku janë habitate të zhvillimit natyral të kësaj lloj breshke.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri