Presidenti dorëzon padinë për ministren, bën simbolin e shqiponjës para se të hyjë në SPAK

331
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në orën 13:00 padinë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Padia është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Kreu i shtetit shoqërohej nga këshilltarët Bahri Shaqiri, Tedi Blushi dhe Blerdar Dervishaj.

Para hyrjes në SPAK, Presidentit bëri simbolin e shqiponjës.

Padia ndaj ministres dhe zyrtarëve të tjerë është bërë për falsifikim dhe abuzim me detyrën.