Vasili-ministres Gjonaj pas kallëzimit që i bëri Meta në SPAK: “Memece për dokumentet, llafazane për moralin”

412
Sigal

Pasi kallëzimit që presidenti Ilir Meta depozitoi në SPAK kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, me pretendimin se ajo shpërdoruar detyrën, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili sulmon Gjonajn, ndërsa shkruan se ministrja është ‘memece për dokumentet që ka falsifikuar e manipuluar për Gjykatën Kushtetuese’.

Mes të tjerash Vasili ka publikuar dhe disa dokumente ku sipas tij tregojnë shkeljen e ministres sa i takon procedurës së ndjekur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi i vasilit

Ministrja e drejtësisë shume memece per dokumentat qe ka falsifikuar e manipuluar per Gjykaten Kushtetuese !?

Po e njejta Ministre shume llafazane per moralin e saj, qe ngrihet lart e shume me lart akoma… e per te cilin nuk kemi asnje dyshim…!

Edhe shume memece edhe shume llafazane edhe me shume qejf me bishtin e flamurit te shqepur te reformes ne drejtesi ne dore.

Ja edhe dokumentet se mbase memeces i vjen goja….