KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

315
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 09.06.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 09.06.2021

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit Artur Kalaja”.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit Artur Kalaja, për vitin 2019”.

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Rudina Palloj të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 123, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Atalanta Zeqiraj të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 128, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për skualifikimin e kandidates znj. Mariana Shegani dhe përjashtimin e saj nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për skualifikimin e kandidates znj. Alma Hicka dhe përjashtimin e saj nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar gjyqtares Arta Llazari”.

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e gjyqtares znj. Maela Alicanaj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

9. Shqyrtimi i dy projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës

9.1 “Për caktimin në Skemën e Delegimit të gjyqtarit z. Tonin Stërkaj”;

9.2 “Për caktimin e gjyqtarit të Skemës së Delegimit z. Tonin Stërkaj në Gjykatën e Apelit Shkodër”.