“New York Times” dhe mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë kallëzimit penal të Metës ndaj ministres Gjonaj

493
Sigal

“New York Times”, gazeta më e madhe në botë, si dhe më shumë se 40 media të tjera ndërkombëtare kanë pasqyruar ditën e sotme padinë, që Presidenti Ilir Meta, bëri ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe zyrtarëve të tjerë.

Gazeta “New York Times”, shkruan se kreu i shtetit shqiptar ka paditur ministren e Drejtësisë dhe zyrtarët e tjerë të lartë për shkelje të Kushtetutës.

“Ilir Meta i akuzon të tre për “rrëmbim, të hapur dhe në mënyrë mafioze” të kompetencat që i janë dhënë presidentit nga Kushtetuta”,- thuhet në shkrimin e gazetës së njohur amerikane.

Në artikullin e saj, “New York Times” shkruan se kreu i shtetit ka denoncuar publikisht dhe lidhjet e mazhorancës së Partisë Socialiste me krimin e organizuar dhe sjelljen mafioze të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

(Në foto: Mediat ndërkombëtare që kanë pasqyruar padinë penale të kreut të shtetit)