Greva e naftëtarëve/ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi letër disa drejtuesve të institucioneve

388
Sigal

Pas situatës së rënduar të naftëtarëve që kanë ditë që protestojnë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar duke shkruar një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, kryetarit të KLSH, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Avokates së Popullit lidhur në lidhje me grevën e ngritur të naftëtarëve në Poçem.

Punonjësit e nënstacionit të Ujit dhe energjisë në Poçem janë pjesë e Uzinës së Ballshit, mbyllja e të cilës prej muajit shtator ka lënë pa punë mbi 850 punëtorë, ndërsa akuzojnë institucionet shtetërore se prej 4 muajsh nuk marrin pagat e tyre.

Sipas Kryemadhit, siutata është e rëndë ndaj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse që problemi të marrë zgjidhje.

Kryemadhi kërkon përmes letrës publike nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të agjensive shtetërore që e kanë lënë situatën të arrijë deri në këtë akt ekstrem.