Një këmbësor është aksidentuar nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, në “rrugën e Durrësit” në Tiranë.
Mësohet se këmbësori është përplasur teksa kalonte në vijat e bardha.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.