Panariti: Zbulimi i vdekjeve “mister” është një çështje serioze për sigurinë kombëtare

132

Nga Edmond Panariti

Farsa analitike e vdekjeve te papritura! Ose si mbyllen nëntokë, raste të cilat mbartin potencialisht rreziqe te medha per te gjithë ne?

Keto rastet e vdekjeve te papritura te dyshuara nga helmimi janë kthyer ne kronika arkivash te denja per serialin e njohur si “dosjet misterioze” !
Zakonisht zgjatin tre dite dhe me pas varrosen perfundimisht sebashku me ngjarjen dhe viktimat.
Keshtu ndodhi me dy foshnjet qe vdiqën papritmas ne Berat te dyshuar te helmuar nga qumeshti pluhur. Asgjë nuk u mor vesh! Keshtu ndodhi edhe me helmimet akute të femijeve te nje shkolle ne Koplik, asgjë nuk doli ne drite! Pervec nje raport “njoftimi” te cilesuar si Salmonele, por nje rast që vetem i tillë nuk mund te ishte, per te gjithë ata që kuptojnë sadopak nga enterotoksinat bakteriale dhe helmimet nga to.
Keshtu duket se do te mbyllet edhe rasti tragjik i nenes dhe i femijeve te saj qe humben jeten ne Bulqizë.. Keshtu ka ndodhur me dhjetëra raste helmimesh “vetëvrasese” të cilesuara si akte tragjike të kryera ne kushte depresioni, por pa analiza, pa raporte anatomo dhe histopatologjike dhe ekspertizë.
Zbulimi i shkakut dhe shkaktareve të vdekjeve dhe helmimeve “mister” të popullates eshte nje gje shume serioze dhe ka te beje me sigurinë e jetës, por edhe ate kombetare…
Ato nuk mund te lihen pa emer dhe pa shkak, sepse mund te inkurajojnë veprime kriminale te kamufluara.