Varhelyi pas takimit në Tiranë: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor

45
Sigal

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas takimit joformal të mbajtur sot në Tiranë, ka reaguar duke thëns se ka diskutuar me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

Takimi është organizuar nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytet, më 16 tetor.

Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.