Beqir Sina: “Protagonizmi” i Kryeministrit i kthyer në “gaztor” në Vilnius të Lituanisë

148
Sigal

Për dy ditë me radhë, sytë e të gjithë planetit ishin përqendruar në Vilnius të Lituanisë, pasi aty po zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të NATO-s, ku debati kryesor ishte çështja e Ukrainës.

Lituania ishte vendi mikpritës i një samiti të NATO-s (11 dhe 12 korrik), i cili do të mbizotërohej nga përgjigja e aleancës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe kërkesës për anëtarësim të Kievit.

Në samit, liderët botërorë diskutuan pushtimin dhe sulmet e vazhdueshme ruse ndaj Ukrainës, si dhe anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Ukrainës në NATO, dhe zgjerimin e saj nga një organizatë euroatlantike në atë globale, me afrimin në të ardhmen edhe të Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së re.

Me pak fjalë, do të thoshte një komentator politik amerikan në NBC se: “ Në Samitin e Vilnius-it, ekzistoi një mjedis kompleks, por përgjithësisht i favorshëm për arritjen e qëllimit kryesor të Ukrainës dhe Suedisë në rrugën e tyre të integrimit euroatlantik – një ftesë për t’u bërë anëtare e NATO-s, e cila i përket të ardhmes”.

Por, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk mbeti edhe kësaj radhe i mangët, në atë që thotë populli “pall me mënd”, teksa ai u pa të sillej vërdall nëpër sallën e Samitit të Vilnius-it të Lituanisë, duke “vjedhur “iserte me foto-takime ose sekuenca si ato “spotet publicitare”.

Përkatësisht, për të shkëputur ndonjë fotografi që ai do të përdorte te shqiptarët, si një “mik” i liderve botëror, ose protagonist, e cila është edhe një nga mëndësitë që Kryeministri Edi Rama, del nëpër Europë, dhe bën lojën e protagonistit, të cilin nuk e la paprovuar edhe në Samitin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, në Vilnius të Lituanisë.

Në një video zyrtare të këtij samiti paraqiten të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s, të ulur simbas protokollit të këtij samiti. Aty shfaqet Emmanuel Macron, Justin Trudeau i Kanadasë, Olaf Scholz i Gjermanisë, Joe Bideni SHBA, Rishi Sunak i Anglisë, Georgia Meloni e Italisë, Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, dhe kryeministri i Suedisë, por mungon njëri ……

Ai, mesa duket është, Kryeministri Rama, i cili është duke kërkuar protagonizëm edhe në momente të tilla, si kjo që u pa në fillim të Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, në Vilnius të Lituanisë. Aq sa duket se Edi Rama po i lodh dhe po i mërzit edhe udhëheqësit botëror, me sjelljen e tij, madje duke u bërë edhe “gaztor”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fillim të fjalës së tij hyrëse, kërkon me “diplomaci” që miku i tij Edi Rama, të ulet, pra e thënë shqip “boll” je duke bredhur “miku im” nëpër sallë që të rrëmbesh ndonjë fotografi ( me Biden) sa te njëri delegacion te tjetri.

Ky është momenti kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkon Edi Ramën: Nëse miku im Edi Rama “gjen” karrigen të ulet …Fillojmë Samitin, -thotë Stoltenberg në cilësinë e mikpritësit.

https://fb.watch/lNj9qOnLtw/?startTimeMs=60000&mibextid=v7YzmG Ky pra është edhe momenti ‘gazmor’ në samitin e NATO-s.

Në ndërkohë, që kamerat kërkojnë nëpër sallë të “gjejnë’ Edi Ramën, një kamer ka fokusuar për 2/3 seconda duke qeshur si një diplomat kalibri amerikan, sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

E gjithë sorollatja e Edi Ramës, në dy ditë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, sa në një delegacion në një tjetër, përfundoi me një bisedë duke lëvizur “këmbë e duar” të Kryeministrit Edi Rama, me presidentin francez Emmanuel Macron dhe një fotografi/takim me delegacionin e Senatorëve Amerikanë.

Kaq ishte kësaj radhe për protagonizmin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Loja e tij me protagonizëm vazhdon………….