“U dhanë çanta me para për 28-29 Nëntor”/ Këlliçi: Kryetarët e komunave shqiptare ikën të revoltuar

39
Sigal

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi  tha se Bashkia Tiranë pagoi çanta me para për 28-29 Nëntor si për këngëtarët dhe për akomodimin në hotele.

Në një intervistë për ai tha se ka pasur një raportim që kryetarët e komunave kanë pushuar në hotelin e Pllumb Gjokës dhe në shenjë revolte janë larguar.

Ai thotë se nuk është kundër festave dhe paradës se është festë kombëtare por dhe nga ana tjetër duhet që të respektohet ligji dhe të paktën në këtë festë, nuk duhet të vidhet dhe të futen duart në xhepat e qytetarëve.

“Ka qenë shumë e dukshme ajo që ka ndodhur në 28-29 Nëntor dhe informacionet që unë kam pasur brenda nga Bashkia e Tiranës është se janë paguar para me çanta, me thasë që janë paguar koncertet, për këngëtarët për biletat e udhëtimit dhe akomodimin në hotele. Ka pasur një raportim që kryetarët e komunave kanë pushuar në hotelin e Pllumb Gjokës dhe në shenjë revolte janë larguar. Nuk jam kundër festave dhe paradës se është festë kombëtare por dhe nga ana tjetër duhet që të respektohet ligji dhe të paktën në këtë festë ai nuk duhet të vidhte dhe të fuste duart në xhepat e qytetarëve. Nga dita e nesërme do të kërkojmë të informacion për të gjitha procedurat që janë ndjekur në shpenzimet marramëndëse që janë bërë në 48- orët e fundit nga Bashkia e Tiranës. Nëse nuk ka pasur një tender dhe një procedurë të rregullt duhet që të dalin para ligjit ata që kanë kryer shkeljen”, tha Këlliçi