‘Torta’ e rindërtimit/ Shqiptarët do paguajnë 130 mln. euro më shumë, pasi qeveria refuzoi donatorët dhe favorizoi kompanitë e oligarkëve

189
Sigal

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë të paktën 130 milionë euro më shumë për interesat e borxhit që shteti ka marrë për rindërtimin. Ministria e Rindërtimit dhe ajo e Financave nuk morën kreditë e buta që i ofruan donatorët në Konferencën e Brukselit. Interesat e këtyre kredive nuk i kalonin 2% dhe kostoja në buxhet për to nuk do të ishte më shumë se 60 milionë euro. Duke zgjedhur formën e bonove të thesarit dhe eurobondit, qytetarët do të paguajnë për rindërtimin 190 milionë euro interesa, 130 milionë më shumë. Kreditë e ofruara nga institucionet ndërkombëtare kapnin vlerën 750 milionë euro. Kaq do të mjaftonte për të paguar të gjitha projektet e rindërtimit. Por me këto para, institucionet shqiptare do t’iu nënshtroheshin rregullave strikte të prokurimit publik dhe jo procedurave të kufizuara që zbatuan në kontratat me të cilat financuan rindërtimin. Keqmenaxhimi i financave publike do të çojë paratë e taksapaguesve për interesa borxhi dhe jo për të zbutur çmimet e rritura të ushqimeve dhe lëndëve të para. Për 10 vjet rresht buxheti do të paguajë 19 milionë euro për interesat e rindërtimit, nga 6 milionë euro që do të ishte fatura me kreditë e buta, të cilat kishin kriter të vetëm zbatimin e procedurave transparente të prokurimit.“Fondet mund të auditohen nga audituesit e brendshëm, të jashtëm, nga KLSH, mund dhe do të auditohet nga donatorët”, qe shprehur Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtimin.

Por donatorët nuk erdhën asnjëherë!

Si u përdorën nga pushteti asetet publike për zgjedhje

 

Përdorimi i fondeve publike, parave të tërmetit apo lekët nën dorë, ishin disa nga ‘armët’ që ‘rilindja’ përdori në zgjedhjet e 25 Prillit për të blerë votat e shqiptarëve. Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) i ka dërgonte një letër Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ku i përmbledh të gjitha abuzimet e bëra me fondet publike para periudhës zgjedhore. Në konkulizionet e AIS rezulton, se vetëm 1 javë para zgjedhjeve, qeveria qendrore i ka kaluar pa as një akt normativ Bashkisë së Durrësit, në mënyrë abuzive, fondin prej 926 449 664 lekë, me qëllim pagesën për banorët e prekur nga tërmeti, ndërkohë, që nuk ka patur asnjë verifikim statusi, duke ngritur dyshime të forta se paratë janë shpërndarë për qëllime të pastra elektorale.