Vrasja e rojes në Fier, shoqërohen në polici dy persona që ishin pranë vendit të ngjarjes

133
Sigal

Dy persona janë shoqëruar në polici, pas vrasjes së rojes së serës në Fier, mëngjesin e sotëm. Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67 vjeçari dhe një çoban, janë shoqëruar për tu marrë në pyetje. Këta dy persona kanë qenë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe u gjet i pajetë Petraq Gjika.

Gjithashtu po ushtrohen kontrolle në kodrën pranë serave dhe kabinës ku u gjet i pajetë roja, ndërsa dëshmia e të shoqëruarve pritet të jetë deçizive për zbardhjen e së vërtetës. Pistat e hetimit janë disa, nga konflitet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparëshme që mund të ketë pasur viktima me persona të tjerë.