Tërheqja e padisë ndaj Haradinajt, Vasili: Rama shkoi në Kosovë për të hedhur flakë, por u dogj vetë

325
Sigal

Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama nuk tha asgjë gjatë konferencës së tij në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se si frikacak që është, Rama bëri sikur u tërhoq nga padia ndaj Ramush Haradinajt.

Sipas Vasilit, kryeministri shkoi në Kosovë për të hedhur flakë dhe përçarje por u dogj vetë.

Postimi i Vasilit në Facebook

”Edi Rama ne konference shtypi ne Kosove grin llafe e s’thote asgje, me nje fjale : “Ç’te te qaj moj Nure se mbeti plënci varur”.

Thote do t’ja le djalit tim te vogel vendimet e gjyqeve per shpifje, qe ti shohe.

Po ky a ka dy djem?

Kur harron djemte mendo shqiptaret.

Paditi Ramushin dhe ben sikur po qurrepset per te tjeret.

Si frikacak qe eshte e shikon, qe u lye me turp, ben sikur terhiqet nga padia kunder Ramushit

Shkon te hedhe flake, perçarje dhe sherr ne Kosove, por digjet vete, siç u dogj vete edhe kur mbeshteti ndarjen e Kosoves.”