Tragjike në Itali/ Ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve, përplaset nga dy mjete, makina i ndahet më dysh

262
Sigal

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë… Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Vignola, ku ka humbur jetën një grua shqiptare. Sipas mediave italiane, shqiptarja që ka ndërruar jetë është identifikuar si Violeta Caka, 47 vjeç. Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar. Si pasojë e përplasjes makina e shqiptares ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet. Impakti i përplasjes rezultoi fatal për nënën e tre fëmijëve, e cila ndërroi jetë në vend. Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.