Denoncimi: Kryetari i PS-së dhe banda e tij, mbysin me gjoba dhe marrje ryshfeti bizneset

229
Sigal

Denoncimi: Kryetari i PS-së dhe banda e tij, mbysin me gjoba dhe marrje ryshfeti bizneset

Hetimi Tatimor i drejtuar nga kreu i PS-së në Velipojë po mbyt me gjoba bizneset në Peshkopi. Denoncimi është bërë publik nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.

Denoncimi i ish-Kryeministrit Berisha

Hetimi tatimor, terror ryshfetesh në Dibër! Sipas Bankës Botërore, Shqipëria e Edvinit renditet vendi i dytë në botë  për ryshfetin! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Përshendetje doktor, ka disa ditë, që në Dibër ka zbarkuar Hetimi Tatimor me në krye Emilian Nikën (Kryetari PS-së Velipojë) burrin e drejtoreshës së Arsimit Shkodër, Blediana Nika e kryekorruptuar. Ky njeri ka ardhur bashkë me bandën e tij prej 3 tatimorësh e po rrjep të gjitha bizneset, çfarë t’i dalë para, gjoja se është i monitorum me kamera e nuk i ndez fare ato. Na vjen çdo 6 muaj e na është bërë jeta stres nga ky njeri. I bëj thirrje SPAK nëpërmjet jush, të bien njerëz këtu në Dibër e t’u kontrollojnë xhepat para se të ikin, e do t’u gjejnë nga 5 milionë nëpër xhepa, se Policia e Dibrës me ta janë, bashkë.Të lutem, bëje publike, se nuk po na zë gjumi natën nga këta hajdutë të ditës e na janë kthyer në stres, përveç mospasjes së punës.