Opozita: Edi Rama ka dorëzuar Shqipërinë në duart e krimit!

227
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dorëzuar Shqipërinë në duart e krimit. Deputetja e zgjedhur e PD-së në Shkodër, Greta Bardeli, reagoi sot për vrasjen e katërfishtë në Velipojë, duke i kërkuar policisë të distancohet nga regjimi dhe të mbrojë jetën e qytetarëve. Ajo theksoi se kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmoton Shkodrën dhe dëmton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.

Denoncimi

Masakra e ndodhur në mesnatë ekspozon edhe njëherë gjunjëzimin e shtetit para krimit, rënien e rendit dhe sigurisë, pikërisht për shkak të atyre që e kanë normalizuar krimin, duke e bërë atë pjesë të pushtetit, ndërsa policinë e përdorin për mbrojtur interesat e regjimit dhe jo të qytetarëve. Kjo masakër, në një zonë turistike dhe në mes të sezonit, dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën, jetët e qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë janë të rrezikuara nga dorëzimi i shtetit përpara grupeve kriminiale. Ku strategjia makabër e “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasqyrohet edhe nga postimi i turpshëm në facebook i Edi Ramës, me të cilin tregon se ai jeton i shkëputur nga realiteti, që nuk njeh dhe nuk mban përgjegjësi për dorëzimin pa kushte të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë në duart e krimit. Kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmton Shkodrën dhe dëmoton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj. Prandaj kërkojmë që Policia e Shteti të gjejë forcën për t’u distancuar nga regjimi dhe të veprojë e e lirë nga presionet politike, duke u ngritur në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.