Petrit Vasili: Qeveria po zbeh rolin e ONM-së, sugjerimet e saj nuk merren për bazë

230
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Zbehja dhe anashkalimi sot e në vazhdimësi i rolit të ONM-së, nga ‘rilindja’ janë paralajmëruar shumë qartë, fort dhe zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, që në muajt shkurt- mars të vitit 2017. ONM u bë pjesë, ndonëse në mënyrë anormale, edhe e Kushtetutës së Shqipërisë, si garanci e integritetit të zbatimin të Reformës në Drejtësi. Me dokumente zyrtare, instancat më të larta të BE-së në Bruksel dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë, si dhe krerët më të lartë të shtetit, janë paralajmëruar: se mosbërja e Marrëveshjes Ndërkombëtare për  ONM, siç Kushtetuta e kërkonte do të sillte konfuzion, vonesa dhe paqartësi në përmbushjen e rolit kyç, që ONM kishte. Gjithashtu ndërkombëtarët u paralajmëruan se, paqartësitë dhe prezenca politike në Bordin e Administrimit do të cenonte thellë përmbushjen e funksioneve të ONM-së. Ministria e Drejtësisë insistoi gjatë në atë kohë në zbatimin një për një të Kushtetutës dhe Ligjit. Por ndërkombëtarët dhe qeveria e ‘rilindjes’ u demostruan  thellësisht refraktare dhe refuzuues, që të reflektonin lidhur me këto shqetësime të forta parimore dhe të bazuara në Kushtetutë e Ligj. Për pasojë, ONM u përball, që në fillim e deri sot, me përbuzjen e mazhorancës ‘rilindase’, e cila realizoi kapjen e drejtësisë dhe deformimin e rëndë të qëllimit dhe përmbajtjes së Reformës në Drejtësi. ONM ngriti shqetësime të mëdha për shumë kandidatë për KLGJ dhe KLP si krejt të papërshtatshëm, por ‘rilindasit’ i zgjodhën ata, duke goditur rëndë integritetin e reformës dhe duke asgjësuar praktikisht rolin e ONM- së. Edhe në vazhdimësi ONM është refuzuar sistematikisht në sugjerimet e saj. Dokumentet, që po publikojmë sot janë një provë e rëndë, që tregon se kur Kushtetuta dhe Ligji dhunohet, pasojat janë shumë të rënda dhe afatgjata.