Tedi Blushi: ‘Shqipëria Madhështore’ po bëhet realitet, më pak taksa, më shumë mirëqenie për qytetarët

61
Sigal

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, në një postim në Facebook shkruan se ndryshimi tashmë është i prekshëm në çdo cep të vendit

Ai thekson se qytetarët po i bashkohen në mënyrë masive projektit të Shqipërisë Madhështore, i cili synon garantimin e mirëqenies për të gjithë.

Sipas Blushit, plani ekonomik i Partisë së Lirisë, që parashikon uljen e taksave, është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të bizneseve dhe familjeve shqiptare.

Fjala e plotë:

Ndryshimi ndihet kudo, në çdo derë që trokasim, në çdo shtrëngim duarsh, në çdo biznes. Qytetarët po bashkohen masivisht me projektin e Shqipërisë Madhështore që garanton mirëqënien e tyre.

Më pak taksa do të thotë më shumë para në xhepin e çdo qytetari! Plani ynë ekonomik ul barrën e taksave dhe i jep frymë biznesit dhe familjeve shqiptare.